Flash

Koncerti i Kanye West kthehet në skandal europian/ EDP kritikon Ramën për 4 mln eurot

Partia Demokratike Europiane (EDP) ka reaguar lidhur me vendimin e bërë publik nga kryeministri Edi Rama për financimin me rreth 4 milionë euro të koncertit të reperit amerikan Kanye West, duke kritikuar përdorimin e fondeve publike për këtë qëllim. Në një deklaratë publike, EDP shprehet se, ndërsa prej javësh qytetarët shqiptarë kanë dalë në rrugë […]

19:06

Video/ Ragnick priste nga Ronaldo, por e nderon Fred: debuton me fitore në pankinën e Manchester United

Lapsi.al 5 December 2021
Video/ Ragnick priste nga Ronaldo, por e nderon Fred: debuton me fitore në

Aventura e Ralf Rangnick në pankinën e Manchester United ka nisur me një fitore: Djajtë e Kuq mundën Crystal Palace 1-0 falë perlës së Fred në Old Trafford. Fitorja e tretë radhazi, ndërkohë, për Antonio Conte në Premier League dhe Tottenham i tij fluturon drejt zonës Champions League me një ndeshje për t'u rikuperuar. Kundër Norwichit të vendit të fundit, Spurs fituan 3-0 në shtëpi falë golave të Lucas Moura, Sanchez dhe Son.

MANCHESTER UNITED-CRYSTAL PALACE 1-0

Aventura e Ralf Rangnick në pankinën e Manchester United nis me një psherëtimë lehtësimi. Në fakt, u desh një supergol i Fredit në minutën e 77 për të zgjidhur ndeshjen e vështirë ndaj Crystal Palace, deri në atë moment tepër të kujdeshëm në mbrojtje dhe të rrezikshëm në kundërsulm. Djajtë e Kuq, autorë të një paraqitjeje jo tamam brilante, afrohen në këtë mënyrë me zonën e Champions League me 24 pikë dhe fiksojnë rezultatin e tretë pozitiv radhazi. Për skuadrën e Vieiras, nga ana tjetër, një situatë e komplikuar në zonat më të ulëta të renditjes.

TOTTENHAM-NORWICH 3-0

Momenti i shkëlqyer i Tottenhamit vazhdon nën drejtimin e ri të Antonio Conte: ndaj Norwich vjen fitorja e tretë radhazi në kampionat dhe Spurs i afrohen kështu zonës së Champions League, dy pikë nga vendi i katërt por me një ndeshje më pak se West Ham. Tottenham e nisi ndeshjen fuqishëm dhe pas vetëm dhjetë minutash kaloi në epërsi me Lucas Moura, më pas administroi avantazhin dhe komandoi ndeshjen ndaj skuadrës së vendit të fundit duke e vrarë përfundimisht ndeshjen fillimisht në minutën e 67 me Sanchez e më pas në minutën e 77 me trisin e Son.

LEEDS-BRENTFORD 2-2

Befasi e hidhur në fund për Brentford, që arrihet në fund në frymën e fundit nga Leeds: hap i vogël përpara larg zonës së rënies për të dyja skuadrat. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 27 me Roberts, por miqtë dolën nga dhomat e zhveshjes më të karikuar se kurrë, ndërsa skuadra e Bielsas ishte e pavëmendshme në mbrojtje: brenda shtatë minutave, mes 54 dhe 61, Baptiste dhe Canos përmbysën rezultatin. Misioni dukej i përmbushur, por në minutën e 95, pak sekonda para fërshëllimës së fundit, Bamford firmosi barazimin e papritur.

Premier League England

Leeds United 2-2 Brentford

Manchester United 1-0 Crystal Palace

Tottenham Hotspur 3-0 Norwich City

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI