Flash

Video/ Gol nga këndorja i Cuadrados dhe e majtë fituese e Dybala: Juventus thyen Genoan dhe prek Europën

Lapsi.al 5 December 2021
Video/ Gol nga këndorja i Cuadrados dhe e majtë fituese e Dybala:

Juventus nuk gaboi asgjë dhe, duke mposhtur Genoan 2-0, mori fitoren e dytë radhazi në Serie A. Një ndeshje e dominuar nga bardhezinjtë ndaj skuadrës së Shevchenkos dhe e zhbllokuar nga goli "olimpik" i Cuadrados në minutën e 9 direkt nga një goditje këndi. Sirigu e mbajti Genoan në lojë me të paktën katër pritje vendimtare kundër De Ligt dhe Dybala, por ai nuk mund të bënte asgjë në të majtën e argjentinasit tetë minuta nga fundi.

Juventus mposhti Genoan 2-0, e në të njëjtën kohë parakaloi Romën e dhe arrin Fiorentinën në renditjen me 27 pikë, duke ruajtur kështu 7 pikët e distancës nga vendi i katërt, tashmë i pushtuar nga Atalanta. Por mbi të gjitha bardhezinjtë treguan fytyrën e tyre më të mirë dhe i japin vazhdimësi suksesit me Salernitanën. Por duke i shtuar sonte një kapacitet dhe efektivitet të lojës deri më tani të pa shprehur kurrë më parë. Avantazhi i Juventusit erdhi falë eurogolit të Cuadrados, direkt nga një goditje këndi: një harkim që fillimisht u zgjerua dhe më pas ndryshoi papritur trajektoren, duke u ulur përpara se të godiste kryqëzimin e shtyllave dhe duke u futur pas shpinës së një Sirigu që nuk po arrinte ta besonte. Dybala dyfishoi, në minutën e 82, duke shënuar golin e dytin radhazi pas golit ndaj Salernitanës.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46