Flash

Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun

Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe katet e para të pallateve në Durrës vazhdojnë të shqetësojnë ekspertët. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se autoritetet vendore kanë lënë pa zbatuar qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

17:46

F1/ Përplasje e qëllimshme, Verstappen-Hamilton si Senna-Prost në 1990? Tifozët e Lewis dridhen

Lapsi.al 6 December 2021
F1/ Përplasje e qëllimshme, Verstappen-Hamilton si Senna-Prost në

Të dielën në Abu Dhabi do të përmbyllet një nga kampionatet më të bukura, emocionuese dhe më kontroverse në historinë e Formula 1. Max Verstappen dhe Lewis Hamilton do të startojnë me pikë të barabarta për GP-në e fundit të sezonit, atë që do të përcaktojë kampionin e botës 2021. Të njëjtat pikë në renditje, por me holandezin përpara për numrin e fitoreve: 9 kundër 8. Një gjë e vogël, e cila, megjithatë, mund të ndikojë disi në garën e ardhshme. Sepse nëse asnjë nga dy pretendentët nuk përfundon me pikë, titulli do të shkojë në duart e pilotit të Red Bull. Dhe duke marrë parasysh se Verstappen nuk është një nga ata që ka kaq shumë skrupuj, fansat e Hamilton tani kanë frikë se djali i Jos mund të përpiqet t'i japë fund garës së rivalit të tij në një mënyrë të paligjshme përpara vijës së finishit. Madje, që në kthesën e parë.

Një mundësi që të kthen në memorie atë që ndodhi në vitin 1990 në Suzuka midis Ayrton Senna dhe Alain Prost. Situata ishte e ngjashme me atë aktuale dhe në fund fryma hakmarrëse e brazilianit mbizotëroi ndaj rikthimit të pilotit të Ferrarit. Në fakt, në kthesën e parë pas startit, Ayrton vendosi të godiste qëllimisht "kokëkuqen" e francezit, duke mbrojtur kështu avantazhin minimal që kishte në renditje dhe duke u bërë kampion bote për herë të dytë. Në mendje i kishte kaluar me siguri ajo që kishte ndodhur një vit më parë, gjithnjë në Japoni, me të dhe Prost, atëherë bashkë-pilotë te McLaren, që mbetën të “ngecur” në kthesën e fundit, duke i dhënë titullin francezit.

Ashtu si atëherë, edhe sot FIA nuk duket e gatshme të ndërhyjë as paraprakisht, as duke propozuar dhe zbatuar penalitete prapavepruese, siç është zbritja e pikëve. Kjo është arsyeja pse ekziston rreziku që një nga finalet më të bukura në F1 moderne mund të zgjasë vetëm disa sekonda. Dhe do të ishte një turp i madh duke marrë parasysh atë që është parë deri tani në pistë.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI