Flash

Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun

Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe katet e para të pallateve në Durrës vazhdojnë të shqetësojnë ekspertët. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se autoritetet vendore kanë lënë pa zbatuar qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

17:46

Grusht në nofull një gruaje të sigurisë në Olimpico: tifozi i Inter bëhet shembull

Lapsi.al 6 December 2021
Grusht në nofull një gruaje të sigurisë në Olimpico:

Përjashtim nga stadiumet për 28-vjeçarin nga Reggio Emilia, G.T., i arrestuar të shtunën e kaluar gjatë ndeshjes së futbollit Roma-Inter. I riu në fund të ndeshjes kishte tentuar dy herë të çante kordonin e sigurisë të ngritur në sektorin e dedikuar për tifozët mikpritës. Një punonjëse e sigurisë, e cila kishte ndërhyrë mes tij dhe kordonit, u godit me grusht në fytyrë. Sot, pas vlerësimit të arrestit, Autoriteti Gjyqësor ka urdhëruar detyrimin e prezantimit në komisariatin e zonës në vendin e tij të banimit. Hetuesi, mbi bazën e hetimeve të Policisë Antikrim, ka nxjerrë kundër 28-vjeçarit një akt përjashtimi, që do t'i ndalojë hyrjen për 4 vjet brenda stadiumeve dhe të gjitha ambienteve sportive të territorit të Italisë ku zhvillohen ndeshjet e futbollit në çdo nivel, konkurrues apo miqësor.

Ndalimi do të shtrihet edhe për ndeshjet e futbollit të luajtura jashtë vendit nga ekipet italiane dhe kombëtare. Në rast të mosrespektimit të kësaj dispozite është parashikuar burgimi nga 1 deri në 3 vjet dhe gjobë nga 10 mijë deri në 40 mijë euro. Gjithashtu, për personat që shkelin ndalimin, parashikohet arrestimi në rastet e kapjes në flagrancë.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI