Flash

"Po e trajtojnë më keq se Totò Riina": mashtrim falimentues, arrestohet presidenti i Sampdorias

Lapsi.al 6 December 2021
"Po e trajtojnë më keq se Totò Riina": mashtrim

Presidenti i Sampdorias Massimo Ferrero është arrestua nga Guardia di Finanza si pjesë e një hetimi në Kalabri, për krime korporative dhe falimentim. Sipas asaj që mësohet, klubi nga Liguria nuk është përfshirë në hetim. Ferrero ndodhej në një hotel në Milano dhe u transferua në burgun e San Vittores, ndërsa për pesë persona të tjerë u caktua arrest shtëpiak. Në një deklaratë, Sampdoria njoftoi dorëheqjen e menjëhershme.

Mes personave që janë në arrest shtëpiak ndodhen edhe dy drejtues, ndërsa në mëngjes është bërë edhe kontrolli në banesën romane të pronarit të klubit ligur. Arrestimi lidhet me falimentimin e katër kompanive në sektorin e hotelerisë, turizmit dhe kinemasë me qendër në provincën e Kozencës. Avokati i tij, Giuseppina Tenga, përsëriti faktin se Sampdoria është jashtë cështjeve në hetim dhe paraqiti një kërkesë tek gjyqtarët në mënyrë që Ferrero të transferohej në Romë për ta lejuar atë të merrte pjesë në kontrollin e banesës dhe të procedonte në hapjen e një kasaforte brenda shtëpisë. "Ata po e trajtojnë atë më keq se Totò Riina," tha Tenga.

Vanessa Ferrero dyshohet se ka hequr mbi 740 mijë euro nga arkat e kompanisë për të “siguruar një fitim të padrejtë për veten apo të tjerët dhe për të dëmtuar kreditorët”. Kështu shkruhet në komunikatën e gjykatës, në një nga akuzat ndaj vajzës së Ferreros, e vendosur në arrest shtëpie (ashtu si Giorgio Ferrero, nipi i Massimos) si pjesë e hetimit që çoi në burg presidentin e Sampdorias. Nga janari i vitit 2011 deri në dhjetor 2012, thuhet në urdhëresë, “me tërheqje të përsëritura nga llogaritë rrjedhëse bankare në dispozicion të Ellemme Group Srl, si me para në dorë ashtu edhe me çek, ajo ka hequr shumën e 740,520 eurosh”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46