Flash

Koncerti i Kanye West kthehet në skandal europian/ EDP kritikon Ramën për 4 mln eurot

Partia Demokratike Europiane (EDP) ka reaguar lidhur me vendimin e bërë publik nga kryeministri Edi Rama për financimin me rreth 4 milionë euro të koncertit të reperit amerikan Kanye West, duke kritikuar përdorimin e fondeve publike për këtë qëllim. Në një deklaratë publike, EDP shprehet se, ndërsa prej javësh qytetarët shqiptarë kanë dalë në rrugë […]

19:06

Bellingham e akuzoi për trukim, përfundon në hetim të dyfishtë: denuncohet për frazat kundër arbitrit

Lapsi.al 6 December 2021
Bellingham e akuzoi për trukim, përfundon në hetim të

Debate gjithnjë e më të ashpra. Deri në atë pikë sa mund të ndërhynte drejtësia e zakonshme. Bënë zhurmë deklaratat e Jude Bellingham, i cili në fund të ndeshjes që Borussia Dortmund humbi kundër Bayern Mynih, drejtoi gishtin drejt gjyqtarit Felix Zwayer, fajtor sipas tij se kishte dhënë një penallti bujare (ajo e 2-3 final) për ekipin e Nagelsmann. Bavarezët u shkëputën kështu në +4 në renditje dhe mund t'i kenë dhënë drejtim kampionatin. “Për mua nuk është penallti – shpjegoi Bellingham –. Ka edhe vendime të tjera të marra gjatë lojës që mund të diskutohen. Por nga ana tjetër, çfarë prisni nëse ndeshjen më të rëndësishme të Bundesligës ia caktoni një arbitri që ka manipuluar tashmë disa ndeshje në të kaluarën?”. Referenca ishte për faktin se Zwayer, në vitin 2005, u pezullua për 6 muaj pasi pranoi 300 € për të favorizuar Wuppertaler SV në një ndeshje kundër ekipit të dytë të Werder Bremen. Por Bellingham mund të mos mbetet pa u ndëshkuar për deklaratat e tij.

Të hënën në mëngjes një zëdhënës i policisë gjermane konfirmoi për Sky Deutschland se është bërë një denoncim kundër mesfushorit anglez. Kjo tani do t'i përcillet prokurorisë publike të Dortmundit për të kontrolluar nëse anglezi mund të ndiqet penalisht pas deklaratave të tij për arbitrin. Lajmet në këtë drejtim duhet të vijnë mes të mërkurës dhe të enjtes. Megjithatë, cështja mund të aktivizohet vetëm nëse vetë Zwayer denoncon Bellingham. Nga ana tjetër, hetimet nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB) janë tashmë më konkrete. "Komiteti i monitorimit do të shqyrtojë deklaratën e lojtarit të Dortmundit, Jude Bellingham dhe do të vlerësojë përgjegjësinë e tij për sa i përket të drejtës penale sportive," tha kryetari i komitetit mbikëqyrës Anton Nachreiner. E kështu Bellingham me një goditje të vetme e gjen veten nën hetim dy herë: nga drejtësia sportive dhe nga drejtësia e zakonshme. Dhe diskutimet janë gjithnjë e më të ashpra.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI