Flash

“Dua që të luajë në krah”: Shehi zbulon ‘transformimin’ e Seferit dhe rikthimin e Ngo’o

Lapsi.al 7 December 2021
“Dua që të luajë në krah”: Shehi zbulon

Golat e Seferit e Ngo’o kanë prodhuar një tjetër fitore e kanë larguar edhe më shumë kritikat, jo vetëm sepse Tirana është e para, por edhe sepse anglezi ka shënuar në ndeshjen e dytë radhazi: “Është pozitive kur sulmuesit shënojnë, dihet ndjesia a që duan të shënojnë patjetër. Jam i kënaqur që Taulanti shënoi dy herë e Ngo vazhdon të shënojë pas fundjavës që kaluam” – tha Orges shehi pas ndeshjes. Tekniku nuk merret fare me renditjen e Kastriotit, duke e konsideruar tre pikë sic do ndeshje tjetër: “Mendoj se çdo trepikësh është i rëndësishëm. Sot kishim vlerësuar maksimalisht kundërshtarin se po të bëjmë llogari në fazën e parë pas 3 ndeshjesh kishim 5 pikë e sot deshëm të ngrinim këtë numër. Kastrioti është skuadër që duhet vlerësuar, nuk e pamë si fundin e tabelës por si çdo skuadër tjetër”.

Tekniku ka sqaruar edhe pozicionin e ri të Seferit, duke e evidentuar si pikën kyce të transformimit të sulmuesit: “Ne kemi ndryshuar në varësi të kundërshtarëve dhe shpesh kthehemi me tre në sulm. Mendoj se Seferi është më efikas në anësore, duke u futur në qendër se është më i rrezikshëm. Kemi lojtarë si Totre që është gjithmonë afër Ngo, duke parë se shpesh luan si 10 dhe Taulanti vjen me befasi në zonën e rrezikshme. Dua që të luajë në krah në fillim e të krijojë befasi, kështu ka rezultuar e suksesshme. Seferi i bën të gjitha rolet, por organika e lojtarëve që kemi bën që të përdorim Totre e Hotin si organizator”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46