Flash

Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun

Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe katet e para të pallateve në Durrës vazhdojnë të shqetësojnë ekspertët. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se autoritetet vendore kanë lënë pa zbatuar qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

17:46

Inzaghi, justifikon humbjen e Inter: "Barella bëri një gabim të rëndë, kërkoi ndjesë"

Lapsi.al 8 December 2021
Inzaghi, justifikon humbjen e Inter: "Barella bëri një gabim

Simone Inzaghi nuk e fsheh aspak zhgënjimin për humbjen ndaj Real Madridit. "Ka shumë keqardhje për një pjesë të parë të bërë mirë, me personalitet - shpjegoi tekniku -. Ne krijuam situata të ndryshme, por shkuam në interval nën një gol që nuk ishte ajo që kishim parë në fushë". Në lidhje me përjashtimin e Barellës me karton të kuq : “Ai bëri një gabim të rëndë, është inteligjent dhe i kërkoi falje stafit dhe shokëve”.

"Të vjen keq sepse për ne është e rëndësishme, do t'i shërbejë si një përvojë dhe shpresojmë që nuk do t'i ndodhë më atij dhe as shokëve të tij të skuadrës. Nicolò ishte nervoz, ai bëri diçka që nuk duhej ta bënte. Ishte një ndeshje e hapur, sapo kisha bërë ndryshimet. Ishte një reagim shumë i butë i preku pulpën, por qendron sipas rregullores".

Sa i përket ndeshjes, tekniku nuk e bën dramë: "Ne kthehemi në shtëpi me personalitetin me të cilin luajtëm në Bernabeu. Është e qartë se donim të arrinim një rezultat tjetër, por do të na vlejë shumë për eksperienca e ardhshme. Në nivelin e lojës e zhvilluam mirë. Kemi krijuar shumë situata, defekti i vetëm është se e mbyllëm pjesën e parë në 1-0. Gjithashtu, në pjesën e dytë u futëm mirë në fushë, ishte ndeshja e gjashtë radhazi, disa lojtarë i kishim pak të lodhur, por për përfaqësimin kam pak për të thënë. Në ndeshjet me Real bëmë mirë në të dyja, por i humbëm. Natyrisht që duhet të bëjmë diçka më shumë".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI