Flash

Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun

Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe katet e para të pallateve në Durrës vazhdojnë të shqetësojnë ekspertët. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se autoritetet vendore kanë lënë pa zbatuar qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

17:46

Presidenti i Sampdorias, ironi nga burgu: "Po të doja të ikja e bëja në Pekin Express"

Lapsi.al 8 December 2021
Presidenti i Sampdorias, ironi nga burgu: "Po të doja të ikja e

Massimo Ferrero, i arrestuar për krime korporative dhe falimentim pas hetimit të hapur nga Prokurori Publik i Paolës për falimentimin e katër kompanive në Kalabri, shfryn nervat nga burgu duke u ankuar me ironi për vendimin për ta lënë pas hekurave. "Nuk më dërguan në arrest shtëpiak sepse besonin se kjo nuk ishte një masë e përshtatshme. Nëse do të doja, mund të më humbisja gjurmët kur xhiroja episodet e Pekin Express", janë fjalët e ish-presidentit dorian të raportuara nga Il Secolo XIX.

Ish-presidenti i Sampdorias (dha dorëheqjen pas fillimit të hetimeve) vazhdon: "Nëse kam pas shpine Digos që më ndjek prej kohësh dhe më vënë byzylykun elektronik në arrest shtëpie, si mund të ikja? Thonë se mund të ikja: është një çmenduri, ku mund të shkoja?”. Ferrero, i cili ka një eskortë private, në fakt është vënë nën 'mbikëqyrje të përkushtuar' pas lëvizjeve të bëra në Genova për rreth dy vjet, kur u shkatërrua shitja e klubit te grupi i drejtuar nga Gianluca Vialli dhe mori kërcënime për jetën. Kështu, mbajtja në burg është marrë jo për shkak të rrezikut të arratisjes, por sepse ekziston "një rrezik konkret dhe shumë serioz për kryerjen e krimeve të ngjashme me ato për të cilat procedohet". Praktikisht, arrestimi erdhi nga frika se i dyshuari mund ta përsëriste krimin nëse lihej i lirë.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI