Flash

"Tre lojtarë të Tiranës vlejnë sa Kukësi", Longo i mbyll gojën kritikave: "Tani që ma kujtuat, më vratë"

Lapsi.al 8 December 2021
"Tre lojtarë të Tiranës vlejnë sa Kukësi",

“Pres që të kemi të njëjtin qëndrim në ndeshjen ndaj Laçit, ashtu si edhe me Kastriotin. E panë të gjithë se çfarë ishim të aftë të bënim dhe të shënonim më shumë. Pres që edhe nesër të japim 100%”. Diego Longo është gati për sfidën delikate, në të cilën Kukësi i tij mund të shohë Tiranën ti largohet, nëse bën një hap fals. Bardhezinjtë e Josës janë në një moment të mirë dhe precedenti i parë mes dy skuadrave nuk është ekzaktësisht ai që italiani ka dashur të kujtojë para ndeshjes: “Jam munduar ta harroj një ndeshje më parë me Laçin. Tani që ma kujtuat më vratë. Laçi në fazën e parë na barazoi për shkak të gabimeve tona. Ne e dimë forcën që ka Laçi, vijnë nga një tjetër formë dhe do bëjmë më të mirën që të dalim me pikë të plota”, shpjegoi Longo.

Për mënyrën e lojës që aplikon, Kukësi është i prirur të lërë hapësira prapa, por e gjitha kjo statistikisht nuk është përkthyer në gola të pësuar, sic kontestohet shpesh skuadra e Lonhos: “Kemi shënuar shumë. Krijojmë shumë raste dhe nuk jemi pragmatistë sa duhet, që duhet ta korrigjojmë. Duhet të bëjmë më mirë. Na akuzojnë se pësojmë por nuk është e vërtetë sepse kemi sulmin dhe mbrojtjen më të mirë deri tani në kampionat.”

Sa i përket titullit kampion, kjo është një cështje që nuk e shqetëson Longon, edhe pse Gjici ka tjetër mendim. Kështu, italiani ka shpejtuar ti mbyllë gojën të gjithë atyre që e vendosin para përgjegjësisë: “Më vjen mirë që presidenti flet për këtë gjë, duket që kemi të njëjtën ëndërr dhe ambicie. Mua më kanë pyetur shpesh, por të marrim një shembull. Tre futbollistë të Tiranës kanë një buxhet sa gjithë ekipi ynë. Si mund të jetë e barabartë kjo garë, kjo është e vërteta. Ne do luftojmë, marrim edhe Dinamon që tha se do jetë për titull, le ta fitojë. Pyesni Laçin, Partizanin për këtë gjë e të gjithë e duan”, përfundoi Diego Longo.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46