Flash

Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun

Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe katet e para të pallateve në Durrës vazhdojnë të shqetësojnë ekspertët. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se autoritetet vendore kanë lënë pa zbatuar qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

17:46

Video/ Zenit i bën Chelsea një shaka të hidhur: gol në sekondat e fundit, Blues të dytët

Lapsi.al 8 December 2021
Video/ Zenit i bën Chelsea një shaka të hidhur: gol në

Befasi e pabesueshme në fund për Chelsean që rikuperohet 3-3 nga Zenit Shën Petersburgu dhe humbet kështu kreun e grupit H, në ndeshjen e fundit të grupit të Champions League. Kampionët e Evropës në fakt rrëshqasin me 13 pikë prapa Juventusit, që e mbylli i pari me 15 pikë falë suksesit kundër Malmoe. Claudinho, Azmoun dhe Ozdoev iu përgjigjen golave të Werner (dygolësh) dhe Lukaku për djemtë e Tuchel.

Mbërriti në frymën e fundit 3-3 i Zenit ndaj Chelsea, duke dënuar blutë në vendin e dytë në grupin e Juves, me 13 pikë kundrejt 15 të bardhezinjve. Chelsea kaloi në epërsi pas vetëm 83 sekondash me Werner në zhvillimet e një goditje nga këndi. Gjithçka dukej e lehtë për kampionët në fuqi të Evropës, por Zeniti reagoi dhe përfitoi nga amnezia mbrojtëse e Chelsea për të përmbysur rezultatin në vetëm tre minuta: fillimisht Claudinho në të 38' dhe më pas Azmoun në të 41' trondisin londinezët, me Kepën të thirrur në cështje mrekullisht për të shmangur trisin në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë muzika ndryshoi dhe Chelsea kërkon barazimin duke u hedhur përpara me të gjithë lojtarët në dispozicion, Zenit nga ana e tij vazhdoi të ishte i rrezikshëm me kundërsulmet e shpejta të Wendel dhe Malcolm. Lukaku rivendosi barazinë me një gol të lehtë me portën bosh në një asistim të Ëerner në minutën e 62, por duhej një blitz i Werner, në pozicion të rregullt (konfirmuar nga Var) për të çuar përpara lojtarët e Tuchel në minutën e 85. Duket e siguruar për Chelsean, por loja është një përmbysje e vazhdueshme dhe në minutën e 94 Ozdoev firmosi një 3-3 të pabesueshëm.

GOLAT E NDESHJES

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI