Flash

Video/ Juventus i pari kur nuk e priste: Kean thyen Malmoen e kapërcen Chelsea në renditje

Lapsi.al 8 December 2021
Video/ Juventus i pari kur nuk e priste: Kean thyen Malmoen e kapërcen

Misioni i realizuar për Juventusin në Champions League. Me kalimin për në 1/8 të siguruar, në raundin e fundit të Grupit H, skuadra e Allegrit mundi 1-0 Malmoe dhe përfitoi nga gabimi i Chelsea me Zenitin për të mbyllur grupin në vendin e parë. Në Stadium një paraqitje e mirë nga bardhezinjtë, të cilët fituan falë një goditjeme kokë të Kean (18') pas asistit të përsosur të Bernardeschi.

Fitore dhe vendi i parë. Juventus arkivon praktikën Malmoe dhe mbyll raundin e grupeve në Champions League me rezultate maksimale falë një goli të Kean dhe një rrjete të Ozdoev, i cili në Shën Petersburg barazoi rezultatin me Chelsean në rikuperim dhe dërgoi bardhezinjtë në krye të grupit, në prag të shortit të fazës së 1/8. Një rezultat i mrekullueshëm për Allegrin, i cili në Evropë rrëmben fitoren e pestë në gjashtë ndeshje dhe përfundoi fazën e grupeve si protagonist. Sigurisht, një meritë e madhe për vendin e parë duhet t'i jepet me sportivitetit të Zenit, por Juve kishte meritën të besonte vërtet deri në fund.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46