Flash

Champions, shorti i 1/8: probabiliteti thotë Inter-United e Juve-Atletico

Lapsi.al 9 December 2021
Champions, shorti i 1/8: probabiliteti thotë Inter-United e Juve-Atletico

Në pritje që të plotësohen skuadrat e kualifikuara në 1/8 e Ligës së Kampionëve, me rikuperimin e Atalanta-Villarreal, loja e ndërlidhur me pikat e rregullores (për shembull, dy skuadra nga i njëjti vend nuk mund të takohen gjithashtu në 1/8, ashtu si dy skuadra që ishin në të njëjtin grup) dhe përqindjet, na jep një ide se si mund të shkojë shorti sipas përllogaritjes së probabilitetit.

Kështu, janë dy skenarët që priten, me ose pa Atalantën në raundin e dytë. Nëse bergamaskët do të eliminohen nga spanjollët, Juventusi do të kishte të njëjtat shanse të takohej me Villarrealin ose Atleticon (18.71%). Vetëm pak më poshtë si mundësi skuadra që tmerron të gjithë brezin e parë të skuadrave me përjashtim të Manchester City që e kishte në grup: PSG-së (17.81%), e ndjekur nga Salzburg (15.08%), Benfica (14.82%) dhe Sporting (14.82%). Nga ana tjetër, kualifikimi i Atalantës do ta bënte më tinzar shortin për bardhezinjtë, duke rritur mundësinë e përballjes: Atletico (22.23%) dhe PSG (22.04%), pastaj Salzburgu (19.79) dhe dy portugezet sërish me të njëjtin probabilitet (18, 47%).

Sa i përket Interit, rreziku më i mundshëm është ai i kapjes së një ekipi anglez. Me Atalantën ende në garë, përllogaritja e probabiliteteve thotë Manchester United i CR7 (19.2%), në letër e keqja më e vogël, e ndjekur nga Liverpool (18.64%) dhe Manchester City (18.5%). Më pas Lille (15.98%), ndërsa Ajax dhe Bayern (13.84%) janë më pak të mundshëm. Gjërat nuk ndryshojnë shumë nëse kualifikohet skuadra valenciane: United dhe Reds (18.71%), City me 18.44%, Lille (16.18%) dhe dyshja Ajax-Bayern (13.98%).

Nëse Toloi dhe shokët e tij e kalojnë raundin, edhe për ta rreziqet vijnë nga Premier: Liverpool (19.34%) dhe City (19.33%), më pas Real (16.89%), Lille (16.28%), Bayern (14.08%) dhe Ajax (14.08%).

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46