Flash

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Video/ Bayern 'flak' Barcelonën jashtë Champions: janë kualifikuar 15 skuadra, mungon vetëm një

Lapsi.al 8 December 2021
Video/ Bayern 'flak' Barcelonën jashtë Champions: janë

Janë përcaktuar tashmë 15 skuadra të kualifikuara në 1/8 e Champions e për të plotësuar 16 më të mirat e Europës mungon vetëm një, sepse Atalanta-Villareal, e vlefshme për vendin e dytë të Grupit F do të luhet nesër.Bayern Mynih i shkakton një tjetër traumë Barcelonës, duke e mundur 3-0 në Allianz e duke e degdisur në Europa League. Fiton edhe Lille që kualifikohet bashkë me Salzburg, me austriakët që kthejnë Sevillan aty ku është ekspert, në Europa League.

GRUPI E

Bayern Mynih nuk i bën asnjë tolerim Barcelonës dhe i dënon Blaugranat me një eliminim të bujshëm në grupet e Champions League, me një vend të tretë që vlen zbritjen në 1/16 e Europa League: nuk kishte ndodhur që nga viti 2000/2001, kur katalanasit arritën gjithmonë të tretët në një grup të fituar nga Milani. Në atë edicion të Champions League më pas triumfoi pikërisht Bayern Mynih, i cili sot (edhe pse i kualifikuar) zbriti në fushë me skuadrën më të mirë dhe dominoi ndaj skuadrës së Xavi nga minuta e parë deri në minutën e fundit me një rezultat të pastër 3-0. Ishte Muller ai që i çoi bavarezët në avantazh në minutën e 34 falë teknologjisë së vijës së portës, më pas Ter Stegen dhuroi golin e dytë me një gafë në goditjen e Sanè në minutën e 43. Në gjysmën e pjesës së dytë Musiala e bëri rezultatin edhe më të rrumbullakosur. Bayern buzëqesh, Benfica buzëqesh edhe më shumë, duke përfituar nga disfata e Barcelonës për të kaluar në turin e dytë të Champions League: portugezët mundën 2-0 Dynamon e Kievit tashmë të eliminuar dhe u vendosën në vendin e dytë në grup. Yaremchuk dhe Gilberto shënuan golat në pjesën e parë që i dhanë kualifikimin Jorge Jesus.

GRUPI F

Young Boys dështuan të arrijnë suksesin ndaj Manchester United, rezultati përfundimtar është 1-1, dhe kështu do të jenë Atalanta (në fushë nesër në orën 16:30 kundër Villarrealit për të vendosur klasifikimin e dytë të grupit) është e sigurt për të paktën vendin e tretë që vlen Europa League. Nga ana tjetër, skuadra e Rangnick forcoi kryesimin: me një formacion të ripunuar dhe me hapësirë të bollshme për linjat e dyta dhe të rinjtë, Djajtë e Kuq kaluan në avantazh në minutën e 9 me një gol të mrekullueshëm të Greenwood. Duket e thjeshtë për vendasit, por nën shiun e rrëmbyeshëm në Mançester, Young Boys luajti shumë më mirë dhe arriti golin e barazimit me një tjetër realizim të mrekullueshëm, atë të Rieder në minutën e 42, autor i një goditje nga jashtë zonës në kryqëzimin e shtyllave. Në pjesën e dytë, zviceranët luajtën më mirë, ishin më të rrezikshëm dhe tentuan mrekullinë me çdo mënyrë: por muri i United qëndroi e edhe në Bergamo marrin frymë të lehtësuar.

GRUPI G

Në grupin më të ekuilibruar të këtij Champions League, gjithçka vendoset në ndeshjet e fundit dhe janë Lille (i pari) dhe Salzburg (i dyti) që rrëmbejnë kalimin për 1/8, ndërsa Sevilla duhet të kënaqet me Europa Liga. Wolfsburg, nga ana tjetër, është jashtë të gjitha kompeticioneve. Me katër skuadra në katër pikë distancë para fillimit të ndeshjeve, Lille arriti të pushtojë 3-1 stadiumin e Wolfsburgut falë golave të Burak Ylmaz në minutën e 11', David në të 73' dhe Gomes në të 78', i kotë në fund goli i Steffen për gjermanët. Në ndeshjen tjetër të grupit, fitore 1-0 për Salzburg në shtëpi ndaj Sevillas: ishte Okafor që theu ekuilibrat në fillimin e pjesës së dytë, më pas në minutën e 64 spanjollët mbeten me dhjetë lojtarë për kartonin e dytë të verdhë të Jordan (dy kartonë të verdhë në tetë minuta) dhe në fakt ndeshja përfundoi këtu.

SKUADRAT E KUALIFIKUARA

Vazo e parë: Manchester City, Bayern Mynih, Manchester United, Ajax, Juventus, Lille, Liverpool, Real Madrid

Vazo e dytë: Chelsea, Salzburg, Atletico Madrid, Inter, Sporting Lisbone, PSG, Atalanta/Villareal

Group E Champions League

Bayern Munich 3-0 Barcelona

Benfica 2-0 Dynamo Kyiv

Group F Champions League

Manchester United 1-1 Young Boys

Group G Champions League

FC Salzburg 1-0 Sevilla

Wolfsburg 1-3 Lille

Group H Champions League

Juventus 1-0 Malmo FF

Zenit St. Petersburg 3-3 Chelsea

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI