Flash

Lazio përfundon në playoff, Galatasaray i merr barazimin në Olimpico: ja skuadrat e kualifikuara në Europa League

Lapsi.al 9 December 2021
Lazio përfundon në playoff, Galatasaray i merr barazimin në

Janë përcaktuar tashmë tetë skuadrat e kualifikuara në raundin e 1/8 të Europa League dhe tetë skuadrave të dyta të renditura që do të shkojnë në playoff kundër atyre që zbresin nga Champions League e mes tyre është edhe Lazio. Ishte e nevojshme të fitonte, por në Olimpico erdhi vetëm një barazim. Lazio nuk gjeti hapësira ndaj një Galatasaray të mirëorganizuar, me ndeshjen të mbyllur 0-0 që e detyron të luajë në play-off kundër një prej të tretave të Champions League, mes të cilëve ka emra të shkëlqyer si Barcelona, Sevilla dhe Borussia Dortmund, për të vazhduar rrugëtimin e tyre në Ligën e Evropës.

Turqit mbajtën vendin e parë në Grupin E me 12 pikë, ndërsa italianët e Sarrit u ndalën në kuotën 9. Në Grupin F Crvena Zvezda barazon 1-1 në Portugali me Bragën, që duhet të kënaqet me vendin e dytë pas serbëve. Barazim përfundoi edhe ndeshja tjetër Ludogorets-Midtjylland, që nuk kishte asnjë vlerë. Për Grupin G Leverkusen kualifikohet si e parë, pavarësisht humbjes 1-0 kundër Ferencvaros të Uzunit, që mori 3 pikët e para në grup. E dytë e grupit mbetet Betis, me një pikë më shumë se Celtic që fitoi 3-2 përballë spanjollëve në ndeshjen e fundit. Në Grupin H, West Ham e kishte siguruar vendin e parë, përpara se të mundej 0-1 në shtëpi nga Dinamo Zagreb që përfundoi e dyta. Në ndeshjen tjetër Genk u mund 0-1 nga Rapid Wien.

Në ndeshjen e pasdites së vonë u respektuan parashikimet. Lyon barazoi 1-1 ndaj Glasgoë Rangers, duke mbajtur vendin e parë përpara skocezëve, që lanë pas Sparta Praga, pavarësisht fitores së cekëve 2-0 ndaj Brondby. Në Grupin B, Monacos i duhej një barazim 1-1 me Sturm Graz për të qëndruar i pari përballë Real Sociedad, i cili mposhti PSV 3-0. Në Grupin C, Spartak Moska mposhti Legia Varshavën 1-0 për të fituar grupin e Napolit, ndërsa Eintracht fitoi gjithashtu grupin e tyre, atë D, duke barazuar 1-1 kundër Fenerbahce: Olympiakos, i dyti, u rrëzua 1-0 në Antwerp, pa humbur kualifikimin.

Të kualifikuara: Lyon, Monaco, Spartak Moske, Eintracht Frankfurt, Galatasaray, Crvena Zvezda, Bayer Leverkusen, West Ham

Në playoff: Napoli, Rangers, Real Sociedad, Olympiacos, Lazio, Braga, Betis Sevilla, Dinamo Zagreb

Group E Europa League

Lazio 0-0 Galatasaray

Marseille 1-0 Lokomotiv Moscow

Group F Europa League

Ludogorets Razgrad 0-0 FC Midtjylland

SC Braga 1-1 FK Crvena Zvezda

Group G Europa League

Celtic 3-2 Real Betis

Ferencvaros 1-0 Bayer Leverkusen

Group H Europa League

Genk 0-1 Rapid Wien

West Ham United 0-1 Dinamo Zagreb

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46