Flash

Video/ Longo si Mourinho: stafi i Laçit festoi në penalltinë e humbur, italiani vësulet drejt pankinës

Lapsi.al 9 December 2021
Video/ Longo si Mourinho: stafi i Laçit festoi në penalltinë e

Një ndeshje me polemika ajo mes Kukësit dhe Laçit e përfunduar 1-2 në “Air Albania”. Edhe më shumë për golin e anulluar dhe penalltinë e humbur nga Hila në fundin e ndeshjes, që tensionoi situatën për shkak të tentativës për konfrontim mes trajnerit të Bluve, Diego Longo, dhe pjesëtarëve të stafit të kurbinasve. Festimi i një prej pjesëtarëve të stafit të Laçit, kur Hila gaboi nga pika e bardhë, nuk i pëlqeu Longos i cili u sul drejt pankinës kundërshtare dhe i kërkoi gjyqtarit të katërt që të ndërhynte duke e cilësuar si sjellje ofensive: "Mori përgjegjësinë e gaboi, kaq është e gjitha. Nëse kërkoni një përgjegjës për këtë jam unë, mjaft me sulme ndaj lojtarëve apo të tjerëve. Ka 5 muaj që këta njerëz flasin për mbrojtjen tonë" tha Longo pas ndeshjes.

Italiani nuk e fsheh mërzinë për mënyrën si rrodhën gjërat: "Jam i mërzitur e shumë i zhgënjyer, nga kjo situatë duhet të mësojmë. Nëse nuk mësojmë nga kjo humbje, atëherë jemi budallenj. Duhet të mësojmë nga kjo situatë. Ky është gol nuk ka asnjë diskutim. Është gol i rregullt në një dyluftim të drejtë".

Në fund edhe një kritikë pa lojëra fjalësh ndaj Bruno Lulajt, që në rastin e golit të parë të Lacit, bëri një gabim amatoresk duke iu marrë topi nga Guindo: "Nuk kam asgjë edhe me ata që sulmojmë. Dua të gjejmë një balancë e të dimë se kush jemi, Mund të ndodhi që të humbësh ndeshjen. Nuk është faji i mbrojtjes, por se si përballuam ndeshjen, ndaj pësuam dy gola. Ky është një gabim i një fëmije, jo një gabim i mbrojtjes”, tha Longo.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46