Flash

Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun

Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe katet e para të pallateve në Durrës vazhdojnë të shqetësojnë ekspertët. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se autoritetet vendore kanë lënë pa zbatuar qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

17:46

Video/ Arbitri i dha penallti në minutën e fundit, Gjici e akuzon: "Meta është gjithnjë laçian"

Lapsi.al 9 December 2021
Video/ Arbitri i dha penallti në minutën e fundit, Gjici e akuzon:

“Ai gol nuk mund të anulohet kurrsesi se nuk kishte asnjë lloj elementi për faull. E kam parë shumë herë dhe nuk shoh asnjë gjë për faullin, nuk e kuptoj se çfarë është, prekja me dorë apo çfarë?" Safet Gjici nuk përmbahet në përfundim të ndeshjes së humbur me Lacin 1-2, në të cilën iu anullua një gol në fundin e shtesës së pjesës së parë. Presidenti i Kukësit ndalet pikërisht te ai episod duke akuzuar arbitrin për njëanshmëri: "Për gabimin individual të mbrojtjes u pësuan golat e parë, jam dakord. Por të thuash që ai gol duhej anuluar, nuk e di, nuk e kuptoj ku ishte faulli. Përkundrazi, lojtarët e Laçit bënin mundje".

Numri 1 i Kukësit shtyhet edhe më tej, duke anashkaluar faktin se pikërisht gjyqtari që konteston i akordoi një penallti në minutën e fundit të kohës së rregullt, që më pas u gabuan nga Hila, duke lënë në fuqi rezultatin 1-2 për kurbinasit: "Por Kridensi gjithmonë është laçian. Po ta shohësh treshen kush arbitron Laçin, e kuptoni që të tre arbitrat me emër e mbiemër kështu e kanë bërë".

Gjici del në mbrojtje të Longos, tepër agresiv në lidhje me situatën e krijuar: "Ai është trajner i huaj, e kam lënë të qetë në punën e vet, po e bën mirë. Nuk po kuptoj sulmin ndaj një trajneri të huaj që po bën punën e vet. Deklaratat e tij ndoshta edhe mua nuk më pëlqejnë por ka edhe ai strategjinë e vet - tha Gjici -. Ai ka të drejtë që thotë që goli është i rregullt. Nuk ia ka kush fajin te penalltia që u gabua. Aty u dëmtua Kukësi kur pësuam golin e parë, se erdhi i dyti, etj. Këto janë gjëra për t’u analizuar. Nuk është hera e parë që kemi humbur në këtë mënyrë, ka ndodhur edhe herë të tjera”, përfundoi presidenti i Kukësit.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI