Flash

"Titulli, dua vetëm të mund Tiranën": presidenti i Laçit nuk e harron konfliktin me Halilin

Lapsi.al 11 December 2021
"Titulli, dua vetëm të mund Tiranën": presidenti i

Me 2-1 ndaj Kukësit, me të cilin Laçi i bëri një favor Tiranës duke i ndalur ndjekësin më të afërt, janë tashmë pesë fitoret në 7 ndeshjet e fundit të bardhezinjve, që kanë grumbulluar 16 pikë në 21 të mundshme. Askush nuk ka bërë më mirë se Laçi në këtë fraksion të kampionatit, madje as Tirana kryesuese me të cilën përplasja është ajo ndër më rivalizueset, për përplasjet e vjetra, për atë që është në lojë e për faktin që kurbinasit, dëmin që i shkaktuan Kukësit, duan tia shlyejnë të martën, me premtimin e presidentit Laska që ka brenda edhe provokimin: "Titullin, nuk merrem me këto shoh vetëm ndeshjen e ardhshme, të mund Tiranën e kaq" preu shkurt numri 1 i bardhezinjve, duke treguar se nuk e ka harruar armiqësinë e krijuar në përplasjen me dy klubeve përpara pandemisë dhe ku u përfshinë edhe dy presidentët.

Edhe Kukësi u rrëzua nën furinë e një skuadre që agressivitein e racionalitetin i ka bërë armët e një marke 'fabrike' të trajnerit Josa. Bashkë me Teutën e Dinamon, pa llogaritur paqen me Partizanin, janë katër nga pesë pretendentët për Europën dhe titullin, të vënë përfund nga kurbinasit: të vetmit që kanë mundur formacionin e Josës janë shkodranët e Brdaric.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46