Flash

Video/ Një penallti e dyshimtë i jep fitoren Manchester City: Guardiola për momentin +4 nga Liverpool

Lapsi.al 11 December 2021
Video/ Një penallti e dyshimtë i jep fitoren Manchester City:

Një Manchester City aspak brilant mposhti Wolverhampton dhe tenton të shkëputet në krye të Premier League. Në ndeshjen e drekës të javës së gjashtëmbëdhjetë, të besuarit e Guardiolës, në epërsi numerike gjatë gjithë pjesës së dytë pas kartonit të kuq ndaj Raul Jimenez, fituan vetëm 1-0 falë penalltisë (të dyshimtë) të Sterling në minutën e 66. Të paktën për disa orë, Citizens kalojnë në +4 në renditje ndaj Liverpool të vendit të dytë dhe +5 ndaj Chelseat të vendit të tretë.

Mjaftoi një penallti për t'i lejuar Manchester City të qëndrojë në krye të klasifikimit në Premier League. Skuadra e Guardiolës mposhti 1-0 Wolverhampton në një ndeshje të komplikuar, për shkak të organizimit të shkëlqyer difensiv të miqve. Në stadiumin Etihad, vendasit mbajtën zotërimin e topit, por shfaqen në anët e José Sá vetëm me përpjekje nga distanca. Loja ndryshoi në shtesën e pjesës së parë nga naiviteti flagrant i Raul Jimenez: sapo mori të verdhën, meksikani nuk respektoi distancën në goditjen e dënimit pasuese dhe u përjashtua.

Pjesa e dytë u bë kështu një sulm i vazhdueshëm i City. Në minutën e 55 Gündogan goditi me kokë dhe kaloi José Sá, por Coady shpëtoi në vijën e portës. Goli i fitores u shënua në minutën e 66, kur Sterling realizoi në mënyrë qendrore një penallti, të akorduar për një prekje me dorë të dyshimtë të Moutinhos në krosimin e Bernardo Silvas. Pasi siguroi avantazhin, Manchester u mundua të mbyllë ndeshjen: Grealish humbi rastin më të mirë, duke goditur krosimin e Sterling mbi traversë nga fare pranë, José Sá shpëtoi rezultatin në goditjet e Bernardo Silvas dhe Gabriel Jesus. Në shtesë, Kilman mund të barazonte cuditërisht rezultatin, por Ederson bëri pritjen e tij të parë të ndeshjes duke e ngritur mbi traversë. Megjithatë, për djemtë e Guardiolës mjafton fitorja e ngushtë për të konfirmuar veten në krye të Premier League.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46