Flash

Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun

Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe katet e para të pallateve në Durrës vazhdojnë të shqetësojnë ekspertët. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se autoritetet vendore kanë lënë pa zbatuar qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

17:46

Prapaskenat e Raiolas: "Ishte e kryer për Thuram te Inter, ashtu si për De Ligt te Bayern Mynih"

Lapsi.al 11 December 2021
Prapaskenat e Raiolas: "Ishte e kryer për Thuram te Inter, ashtu si

Gjatë intervistës për Sport 1, Mino Raiola ka folur edhe për një histori në lidhje me Marcus Thuram, të cili gjatë verës Interi kishte provuar ta merrte përpara se të blinte Correan nga Lazio: "Verën e kaluar rruga ishte e qartë për të, ai duhej të transferohej jashtë vendit. Gjithçka ishte gati për transferimin te zikaltrit, por më pas ai u lëndua (këputje e ligamentit kolateral medial të gjurit të djathtë për dy muaj mungesë) dhe gjithçka u shkatërrua. Tani ai është kthyer në formë dhe mund të zgjedhë të gjitha klubet kryesore qofshin ato në Itali, Gjermani, Angli apo Francë”.

Sa i përket De Ligt, situata ishte dicka e ngjashme: “me Bayern Mynih thuajse ishte e kryer, pati bisedime pozitive por në fund operacioni nuk shkoi mirë. Është për të ardhur keq”. Bavarezët megjithatë janë rikthyer në lojë edhe për cështje të tjera transferimi: “I vetmi klub që mund të përballojë Pogba është Bayern, por nuk kemi marrë asnjë sinjal, ndoshta do të vijë një ofertë nesër… do të dimë diçka më shumë pas dy muajsh”.

Së fundmi, për Haaland: "Ai mund të shkojë te Real Madrid, Barcelona, Manchester City ose Bayern Mynih. Kur? Shanse të mëdha ka që ai të largohet këtë verë, ose tjetrën".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI