Flash

Pellegrini zbulon aritminë që rrezikoi t'i mbyllte karrierën: "Natën numëroja rrahjet e zemrës sime"

Lapsi.al 11 December 2021
Pellegrini zbulon aritminë që rrezikoi t'i mbyllte

Lorenzo Pellegrini ka folur për veten në “The Player Tribune”, për të cilët kapiteni i Romës ka zbuluar edhe se cili ka qenë momenti më i vështirë i karrierës së tij. "Kur isha 16 vjeç mjekët zbuluan se kishte diçka që nuk shkonte në zemrën time - tha mesfushori i verdhekuqve - Mjaftonte të ngjitesha nëpër ca shkallë për të mu marrë fryma. Lisha rrahje shumë të parregullta".

"Ata më thanë se duhej të ndaloja së luajturi për gjashtë deri në tetë muaj dhe se do të vlerësoni më pas situatën. Pra, pa vrap, pa stërvitje, pa futboll. Nuk kisha mundësinë për të luajtur për Romën."

Aritmia e zemrës tashmë është vetëm një kujtim i keq, por disa ndjesi nuk harrohen lehtë: "Kam qenë gjithmonë një person optimist, por ai moment ishte vërtet i ndërlikuar. Nuk mund të bëja asgjë, përveç një gjëje: të dëgjoja zemrën time. Çdo mbrëmje mundohesha të kuptoja frekuencën e rrahjeve të mia të parregullta. Ulesha në shtrat duke pritur në heshtje absolute, mbyllja sytë dhe numëroja rrahjet".

Më pas mesfushori përfundoi: "Kur doktori më tha se u shërova, u motivova shumë: doja të vrapoja përgjithmonë, të futesha në kontraste dhe të ndërhyrja në sparkatë. Ndoshta mund të kisha pushtuar një komb të tërë i vetëm. Kështu që, çfarë ndodhi në ndeshjen e parë? Këputa metatarsin. Gjashtë javë pushim. Por edhe atë periudhë ia dola ta kapërcej, dhashë gjithçka për ta bërë, prandaj them që Roma nuk do të jetë kurrë trampolinë për karrierën time, Roma është pika e mbërritjes për të cilën kam dhënë gjithçka”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46