Flash

Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun

Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe katet e para të pallateve në Durrës vazhdojnë të shqetësojnë ekspertët. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se autoritetet vendore kanë lënë pa zbatuar qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

17:46

Presidenti i Napolit, akuzon hapur kreun e UEFA-s Ceferin: "Peng i Al-Khelaifi"

Lapsi.al 11 December 2021
Presidenti i Napolit, akuzon hapur kreun e UEFA-s Ceferin: "Peng i

Aurelio de Laurentiis rikthehet në sulm, duke treguar se nuk është i shqetësuar nga fakti se bën armiq të pushtetshëm. Presidenti i Napolit i ka dhënë një tjetër shigjetim numrit një të UEFA-s, Aleksander Ceferin, me rastin e prezantimit të librit “Napoli – Kampionët e mëdhenj”, të kolegut të tij Valter de Maggio. “Evropa ashtu siç është konceptuar edhe është plakur, është vetë-suvatuar sepse merr kaq shumë energji pa sjellë një kthim adekuat ekonomik për shoqëritë – tha Adl -. Ato që pasurohen janë vetëm institucionet, si UEFA”.

Në fund edhe akuza e drejtpërdrejtë ndaj kreut të UEFA-s: "Nuk është e qartë për cfarë motivi ai nuk duhet të bëjë vetëm operacione të sekretariatit të përgjithshëm. Ne kemi krijuar ECA-n, tani peng i Katarit. Ceferin është në krahët e presidentit të PSG-së, sepse ai është në adhurim të këtij të forti, të ndritshëm dhe të shkëlqyeshëm Katari. Ata që ende besojnë në industrinë e futbollit e paguajnë çmimin”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI