Flash

Video/ Broja dëmtohet, Arsenal i bën tris Southampton: Liverpool kthehet t'i bëjë presion City

Lapsi.al 11 December 2021
Video/ Broja dëmtohet, Arsenal i bën tris Southampton: Liverpool

Citizens mbeten të parët në Premier League, por kthehen të kenë vetëm +1 avantazh ndaj Liverpool dhe +2 ndaj Chelsea. Reds ruajnë vendin e dytë me penalltinë e Salah, që vlen 1-0 ndaj Aston Villa; po ashtu nga pika e parë Jorginho (dygolësh) përmbysi 3-2 Leeds në minutën e 92. Arsenal bën tris ndaj Southampton, që humbi edhe Armando Brojën të dëmtuar.

LIVERPOOL-ASTON VILLA 1-0

Liverpool mbetet në ndjekje të Manchester City (-1) dhe, në të njëjtën kohë, ruan vendin e dytë në renditjen e Premier League, në dëm të Chelsea (+1): Aston Villa u mposht në Anfield pikërisht në mesin e pjesës së dytë. Prapavija e ish-it të madh Steven Gerrard i rezistoi sulmit të Reds deri në minutën e 67: Mings pengoi në zonën e tij të penalltisë Salah dhe vetë egjiptiani e transformoi penalltinë në golin që zhbllokoi rezultatin. Liverpool, në këtë pikë, e menaxhoi me kujdes avantazhin e ngushtë dhe e ruajti deri në bilbilin e trefishtë, pavarësisht një gjysmë rrëmuje nga Alisson në fund. Lojërat mbeten gjithmonë shumë të hapura në zonën më të lartë të renditjes në Angli.

CHELSEA-LEEDS 3-2

Ashtu si City dhe Liverpool, edhe Chelsea mbetet i kopsitur në pozicionet e para të Premier League falë suksesit me një penallti (më saktë dy) në fund kundër një Leeds kërcënues. Goditje e kundërpërgjigje mes dy skuadrave mes minutës 28 'dhe 43'. Së pari një faull i Marcos Alonso ndaj Daniel James vlen penalltinë për miqtë, që u transformua nga Raphinha; më pas një gabim i Dallas favorizoi rikuperimin e Marcos Alonso, krosimi i të cilit në shtyllën e parë i lejoi Mount të barazojë. Në minutën e 60', Blues fituan edhe një penallti: ndërhyrja e Raphinhas ndaj Rudigerit i dha mundësinë Jorginhos të shënojë 2-1, pasi aksioni u rishikua në VAR. Fitorja u duk e afërt, por befasia erdhi 7' minuta nga fundi në golin e Gelhardt. Megjithatë, në shtesë të plotë, Jorginho i dha Tuchel një sukses sa të papritur aq edhe të çmuar. Ndërhyrje në kohë vonesë e Klich pengoi Rudiger brenda zonës: një tjetër penallti dhe një tjetër ekzekutim fitues nga Jorginho.

ARSENAL-SOUTHAMPTON 3-0

Arsenali u kthye te fitorja duke marrë frymë në zonën e Europa League, falë suksesit të qartë në shtëpi ndaj Southampton. Në minutën e 21’ Saka krosoi për Lacazette në qendër të zonës, me francezin që i dha avantazhin Gunners duke e dërguar topin pas shpinës së Caballeros. Më pas, londinezët dyfishuan rezultatin gjashtë minuta më vonë me Martin Odegaard, që u tregua më i shpejti nga të gjithë për të shënuar golin e tij të tretë në tre ndeshje. Në minutën e 62 erdhi edhe trisi i skuadrës së drejtuar nga Arteta: Caballero zgjodhi keq kohën e daljes në zhvillimin e goditjes nga këndi dhe Gabriel e shfrytëzoi duke u ngritur lart dhe duke kaluar me kokë portierin argjentinas.

Premier League England

Manchester City 1-0 Wolverhampton Wanderers

Arsenal 3-0 Southampton

Chelsea 3-2 Leeds United

Liverpool 1-0 Aston Villa

Norwich City 0-1 Manchester United

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46