Flash

Dëmtimi i tretë në tre muaj për Dybalan: lodhje e muskulit të kofshës së djathtë

Lapsi.al 12 December 2021
Dëmtimi i tretë në tre muaj për Dybalan: lodhje e muskulit

Zgjati vetëm 12 minuta ndeshja në Penzo kundër Venezias për Paulo Dybala. Sulmuesi i Juventusit u lëndua sërish dhe kërkoi të zëvendësohej, Massimiliano Allegri hodhi në fushë në vend të tij Kaio Jorge. Fillimisht u duk një problem në gjurin e djathtë, por nga të dhënat e fundit bëhet fjalë për një lodhje në aduktorin në kofshës së djathtë. Kontrolleve, që argjentinasi do t'i nënshtrohet në Torino, do të japin përgjigje më të sakta për shkallën e dëmtimit.

Dybala u ndal në mesin e nëntorit me një dëmtim në pulpë të pësuar me Argjentinën dhe humbi ndeshjen e Olimpicos kundër Lazios, përpara se të kthehej në ndeshjen e Champions League në Stamford Bridge kundër Chelsea, kur ai mori vendin e Bentancur në fushë pas një çerek ore nga rifillimi. Edhe më parë, në fund të shtatorit, Joya kishte dalë i përlotur për shkak të dëmtimit gjatë pjesës së parë të Juve-Sampdoria, një ndeshje e fituar 3-2 nga bardhezinjtë, në të cilën ai zhbllokoi rezultatin përpara se të largohej nga fusha, për një zgjatim të muskulit gjysmë tendinoz të kofshës së majtë. Problem që e bëri të mungojë në sfidën me Chelsea në Stadium, derbin me Torinon dhe sfidën me Romën.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI