Flash

Nëntë vjet te Barcelona askush nuk e akuzoi: ish-trajneri i Xavit denoncohet për abuzim seksual nga 60 nxënës shkolle

Lapsi.al 12 December 2021
Nëntë vjet te Barcelona askush nuk e akuzoi: ish-trajneri i Xavit

Ish-kreu i sektorit të të rinjve të Barcelonës, Albert Benaiges, u akuzua nga mbi 60 ish-nxënës të një shkolle publike, ku ai punonte, për abuzim seksual. Benaiges është duke u hetuar nga autoritetet spanjolle pas publikimit të akuzave në një gazetë me qendër në Barcelonë. Ish-tekniku i mohoi akuzat. Deri më tani duket se asnjë nga lojtarët e Barcelonës nuk e ka akuzuar për abuzim.

Benaiges punoi në sektorin e të rinjve nga viti 1991 deri në 2011, duke patur në dispozicion shumë kampionë të mëdhenj të katalanasve, mes të cilëve edhe Iniesta. Ai u kthye të punojë për Barcelonën vitin e kaluar, për të dhënë dorëheqjen vetëm javën e kaluar. Trajneri aktual i Barcelonës, Xavi Hernandez, e kishte patur Benaiges si trajner të ekipit, kur luante me moshat. Xavi tha se ishte "i befasuar dhe i habitur" nga akuzat.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tha se klubi po analizon informacionin në lidhje me rastin. “Ky njeri, që u largua nga klubi për arsye personale, u punësua për talentin e tij në gjetjen e lojtarëve dhe vlerësimin e talentit të të rinjve”, tha Laporta. “Ajo që klubi po bën është të mbledhë të gjitha informacionet që dalin, në mënyrë që të mund të bëjmë një deklaratë zyrtare”, shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46