Flash

“Kudo, përveçse të kthehem te Inter”: Gabigol hedh sytë pas dhe tregon çfarë e pengoi te zikaltrit

Lapsi.al 12 December 2021
“Kudo, përveçse të kthehem te Inter”: Gabigol hedh

Gabriel Barbosa, i njohur për të gjithë si Gabigol, ish-sulmuesi i Interit tani në radhët e Flamengos, nuk arriti kurrë të shpërthejë në Itali, edhe pse në Milano erdhi me statusin e një prej talenteve më të mëdhenj të 5 herë kampionëve të botës. Gabigol nuk bëri dot atë që shpresohej, për faktin se ishte edhe i penalizuar nga mosha e re dhe mosbesimi që kanë në Itali për lojtarët e rinj, gjë që sulmuesi kërkon ta sqarojë kur ka folur për përvojën e tij te zikaltrit gjatë një interviste për podcast Podpah.

"Nuk jam penduar që u ktheva në Brazil. Doja ta bëja, por për mua Interi ka qenë gjithmonë një gjemb në këmbë. Sepse nuk luaja dhe nuk më linin të shkoja. I thosha vetes që isha 18 vjec dhe se duhej te luaja. Pastaj erdhi mundësia që të shkoja te Benfica e në atë çast mendova: 'Kudo, përveç rikthimit te Inter'. E dija që nëse kthehesha në Brazil, do të bëhesha golashënuesi më i mirë", përfundoi Gabigol.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46