Flash

"Çmenduri, objektiv më në fund i arritur": Verstappen në ekstazë, Hamilton fisnik: "E meritoi"

Lapsi.al 12 December 2021
"Çmenduri, objektiv më në fund i arritur": Verstappen

Max Verstappen fiton një GP të çmendur në Abu Dhabi dhe rrëmben titullin e tij të parë botëror në karrierën e tij. Për holandezin, i cili bëri diferencën këtë sezon me Red Bull-in e tij, është një shpërthim gëzimi në finish: "Është e pabesueshme, provova të gjithë garën dhe në xhiron e fundit ia dola. Çmenduri, nuk e di çfarë të them, falënderoj shumë ekipin tim që e meriton. Duhej një mrekulli, duhej edhe pak fat për mua”.

"Falënderoj Perezin sepse drejtoi makinën në mënyrë fantastike dhe bëri shumë për mua. Shpresoj të vazhdoj me këtë ekip për pjesën tjetër të jetës sime, jam shumë i lumtur. Falë Hornerit dhe Markos që më bënë të futem në F1 në vitin 2016, qëllimi ynë ishte për të fituar titullin dhe më në fund ia dolëm“, ishin fjalët e kampionit të ri të botës dukshëm i emocionuar në fund të garës.

Mund të ishte titulli i tetë botëror dhe rekord historik për Lewis Hamilton, por në xhiron e fundit të GP të Abu Dhabi ai pa një fitore të shkruar ti hiqej nga duart. Triumfues në kampionatin botëror është Max Verstappen dhe “Mbreti i Zi” e kurorëzon: “Jam shumë krenar për atë që kemi bërë këtë vit, urime Maxit dhe ekipit të tij. Ne u përpoqëm, ekipi punoi shumë dhe ishte një nga sezonet më të ndërlikuara”. "Ne dhamë gjithçka dhe nuk u dorëzuam asnjëherë as në finalen e këtij sezoni. Jam ndjerë mirë në makinë në dy ose tre muajt e fundit, të shohim se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm," tha Hamilton.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46