Flash

Merr flakë makina në Elbasan

Një makinë është përfshirë nga flakët në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët. Si&cced...

19:01

Video/ Mercedes proteston në FIA, dy parregullsitë e titullit të Verstappen: Hamilton në radio e deklaroi: "Po e falsifikojnë"

Lapsi.al 12 December 2021
Video/ Mercedes proteston në FIA, dy parregullsitë e titullit të
Tani, është zyrtare. Mercedes po proteston në FIA-s kundër rezultatit final dhe bashkë me të edhe titullit botëror për Max Verstappen. Kampionët e botës për konstruktorë do të ngrejë dy raste kundër vendimit të shoqatës ndërkombëtare të motorsportit në fazën e mbylljes së Çmimit të Madh të Abu Dhabit. Së pari, ekipi nuk pajtohet me faktin që vetëm disa makinave një xhiro mbrapa iu lejuan të parakalonin nën makinën e sigurisë. Kjo i dha Max Verstappen një avantazh, duke e sjellë atë menjëherë pas makinës së Lewis Hamilton në rinisje. Sipas ekipit, makina e sigurisë erdhi në një xhiro shumë herët. Përveç kësaj, sipas Mercedes, Verstappen e ka kaluar rivalin e tij nën rregullin e makinës së sigurisë. Zyrtarisht, një pilot nuk lejohet të parakalojë derisa makina e sigurisë të arrijë në një pikë të saktë. Para kamerave tregoi respekt dhe fair play ndaj rivalit të tij të madh Max Verstappen, por në radio nuk mund të mos shprehte të gjithë zhgënjimin e tij për atë që ndodhi në xhiron e fundit të GP Abu Dhabi: "Po e falsifikojnë djema", ishin fjalët që Lewis Hamilton ia drejtoi skuadrës së tij para se të pësonte nga piloti i Red Bull parakalimin që vendosi garën dhe kampionatin botëror. Referenca, natyrisht, ishte për vendimin e komisionerëve për të lejuar parakalimin vetëm për pesë pilotët e dubluar që ishin mes tij dhe Max përpara se të kthehej në boxe Safety Car. Një rrethanë që e lejoi holandezin të gjendej pas makinës së 7 herë kampionit të botës në fillim të xhiros së fundit dhe ta kalonte atë me një farë lehtësie falë gomave të buta të montuara pak më parë. https://www.youtube.com/watch?v=VnFVi99hf_Q

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46