Flash

"Po të barazonim sot, rrëzoheshim": Ndreu me karta të hapura e sytë nga merkato

Lapsi.al 12 December 2021
"Po të barazonim sot, rrëzoheshim": Ndreu me karta të

“Ndeshjet e fundit kemi pas shumë mungesa. Tirana, Partizani kanë investuar shumë dhe ne nuk mund të afrohemi me ta. Nëse ndeshja e sotme do të dilte barazim, do të kishim probleme". Me këto fjalë, tekniku i Kastriotit Ramadan Ndreu ka treguar qartë rëndësinë e fitores 1-0 kundër Egnatias, pavarësisht se krutanët janë ende në vendin e fundit të renditjes. Mjaftoi një gol i Ajazit për ti dhënë një shtysë të re sezonit, me teknikun që nuk resht vlerësimet për sulmuesin: "Jam i kënaqur me fitoren, Ajazi shënoi, u zhbllokua dhe jam i kënaqur me të sepse punon dhe stërvitet shumë. Puna jonë e vazhdueshme është ana psikologjike dhe shpirtin e garës e kemi treguar në fushë. Për sfidën e radhës ndaj Skënderbeut do të shkojmë në Korçë për të dhënë më të mirën dhe maksimumin dhe pse jo për tre pikë".

Një ndeshje, ajo e Korcës, që ka të njëjtën vlerë me testin që Kastrioti sapo kaloi. Natyrisht që Ndreu duhet tia dalë me lojtarët që ka në dispozicion, në pritje të merkatos së janarit, që mund ti sjellë ndonjë dhuratë më shumë teknikut: "Kemi biseduar me presidentin dhe stafin që duhet të ndërhyjmë në merkato. Kemi piketuar disa në çdo repart. Merkato e janarit është e varfër edhe në Shqipëri dhe jashtë shtetit, por ne kemi nevojë për merkato. Besoj se me këto 3-4 lojtarë që jemi në bisedime, nëse konkretizohen, do të na shpëtojmë”, përfundoi Ndreu.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46