Flash

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Karicë, në Njësinë Administrative Baz, në Bash...

18:50

Tjetër vatër zjarri në Fier

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Topojë, në Fier. Sipas informacioneve paraprake, flakë...

18:44

Vatër zjarri në Pogradec

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Mëmëlisht, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake...

18:42

Video/ Dy gola të anulluar e një shtyllë: Kukësi ngec me Teutën, Longo braktis intervistën dhe akuzon specialistët e Supersport

Lapsi.al 13 December 2021
Video/ Dy gola të anulluar e një shtyllë: Kukësi ngec me

Nuk ka fitues në Elbasan Arena me Kukësin e Teutës të bllokuar në një barazim që nuk i bën punë për objektivët që kanë. Rezultati i dytë radhazi pa fitore për veri lindorët që ka nervozuar jo pak teknikun Diego Longo, që në përfundim të ndeshjes është konfliktuar me SuperSport dhe analistët në studio, konkretisht Sulejman Memën, duke i akuzuar për "tifozë" e "të qëllimshëm": “Respektoj gazetarët dhe mediat se është fuqi e punës tonë, futbollit. Por nuk do të flas me tifozë, nuk do të dal në TV të flas me ta. Nëse është për të folur me tifozë flas me tifozët e ekipit tim, jo me të Tiranës apo ekipeve të tjera. Kam përgjegjësinë time para tifozëve. Deri në momentin që të ketë një ndjesë publike për mua dhe tifozët e Kukësit, nuk do të flas më. Nëse një gjë ndodh, jam përgjegjësi i ekipit. Ai trajneri që ishte në studio (Mema), është tifoz i Tiranës, foli si tifoz. Nuk dua të flas me të, edhe “SuperSport” nuk duhet të sillet kështu. Më pas një person i stafit tim u sulmua nga TV dhe nuk është profesionale" tha Longo duke u larguar nga intervista.

Për ndeshjen asnjë fjalë, megjithëse gjithcka ndodhi vetëm në një pjesë loje, në të cilën skuadrat provuan të fitojnë, por u ndalën nga shtyllat, një për secilën skuadër, ndërsa kuksianët mund të kapen edhe me fatin e keq, me dy gola të anulluar: “Kukësi është shumë mirë në organizim, menduam ti prisnim në gjysmëfushën kundërshtare dhe të niseshim në kundërsulm, portierin e kishte me porosi që të niste lojën me shpejtësi kur kishte mundësi. E interpretuam mirë, se e dimë që kemi pasur probleme me golat e pësuar dhe ishte shumë e rëndësishme të ruhen ekuilibrat në fushë”, shpjegoi tekniku i Teutës Renato Arapi në përfundim të sfidës.

Ndoshta të frikësuar disi nga ato që shpenzuan në pjesën e parë, në të dytën përballja u zhvillua në mesfushë, me shumë faulle e shumë gabime në pasime, gjë që çoi rrjedhimisht drejt një barazimi pa gola që nuk lëviz dy skuadrat në pozicionet ku janë në renditje, pavarësisht se kjo situatë nuk e demoralizon Arapin: “Shembullin e kemi nga vjet se kemi qenë 11 pikë larg Vllaznisë në fund të fazës së dytë. Nuk është se varet vetëm nga ne, është shumë e vështirë se duhet të gabojë Tirana, Vllaznia Kukësi. Është e vështirë por do të bëjmë maksimumin”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46