Flash

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

Zanetti nuk impresionohet nga shorti: "Liverpool? Ne jemi Inter"

Lapsi.al 14 December 2021
Zanetti nuk impresionohet nga shorti: "Liverpool? Ne jemi Inter"

Pas gabimit të bërë nga UEFA, që solli rihedhjen e shortit, fati nuk u buzëqeshi zikaltërve, të cilët gjejnë në letër një nga kundërshtarët më të vështirë të historisë: Interi duhet të përballet tani me Liverpool të Jurgen Klopp. Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti ka dhënë mendimin e tij mbi shortin e Champions League: “Inter ka munguar për një kohë të gjatë dhe rikthimi në 1/8 e kompeticionit më të rëndësishëm për klube është një rezultat i mrekullueshëm. Liverpool është një ekip i madh, por ne jemi Inter dhe duhet ta përballojmë atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Historia jonë nuk është më pak se historia e tyre.”

Skuadra e Simone Inzaghit, e cila e përfundoi grupin në vendin e dytë, ndeshjen e parë do e luajë në San Siro më datë 16 shkurt. Aktualisht skuadra zikaltër ndodhet në vendin e parë në Serie A pas 17 javësh kampionat. Pavarësisht largimeve me peshë si Hakimi apo Lukaku, Inter duket se po e mbron në mënyrën më të mirë titullin kampion e Zanetti nuk mund të mos jepte vlerësimin e tij për punën që po bën Simone Inzaghi në krye të zikaltërve: "Fitimi i titullit kampion vitin e kaluar na ka bërë të vetëdijshëm për pikat tona të forta. Ky është një ekip me alternativa që trajneri po i shfrytëzon në mënyrën më të mirë të mundshme. Ka ende punë për të bërë, por kjo është mënyra e duhur. Skuadra po luan një futboll të mirë dhe rezultatet po e tregojnë këtë".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46