Flash

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

Aubameyang i padisiplinuar, Arsenal i heq shiritin e kapitenit: Arteta vazhdon të mos e grumbullojë

Lapsi.al 14 December 2021
Aubameyang i padisiplinuar, Arsenal i heq shiritin e kapitenit: Arteta vazhdon

Thyerje totale e raporti mes Arsenal e atij që në vitet e fundit ka qenë sigurisht lojtari i tyre me rendimentin më të mirë, Pierre-Emerick Aubameyang. Që kur Gunners e blenë atë në 2018 për mbi 60 milionë nga Borussia Dortmund, gabonezi e ka mbajtur klubin në këmbë me zhurmë golash, duke fituar titullin e golashënuesit më të mirë në sezonin 2018/19 dhe madje duke u bërë kapiten. Por tani klubi ka vendosur t'i heqë shiritin e kapitenit, pas një përplasjeje me trajnerin Arteta për mosrespektimin e rregullave të brendshme të organikës së Arsenal.

Në faqen zyrtare të Gunners ka dalë një shënim zyrtar, i cili më pas është shpërndarë edhe në rrjetet sociale, duke bërë të ditur zgjedhjen e klubit. "Si pasojë e thyerjes së fundit të rregullave të javës së kaluar, Pierre-Emerick Aubameyang nuk do të jetë më kapiteni ynë dhe nuk do të konsiderohet për grumbullimin për ndeshjen e së mërkurës kundër Ëest Ham United. Presim që të gjithë lojtarët tanë, veçanërisht kapiteni ynë, t'i përmbahen rregullave dhe standardeve që kemi vendosur dhe të cilat i respektojmë të gjithë. Jemi tërësisht të fokusuar në ndeshjen e nesërme”. Që për Artetën do të jetë e dyta radhazi pa qendërsulmuesin, duke pasur parasysh që Aubameyang u përjashtua nga lista edhe ndaj Southampton.

Në konferencën e tij për shtyp, Arteta kishte folur për çështje disiplinore pa u futur në detaje, por tabloidet britanike, si gjithmonë, kanë gërmuar më thellë. Problemi ka lindur nga një udhëtim për arsye familjare në Gabon, i organizuar në bashkëpunim me klubin, nga i cili megjithatë Aubameyang është kthyer vonë, me probleme si pasojë edhe në respektimin e rregullave në lidhje me pandeminë Covid. Nga këtu lindi përplasja, e cila kulmoi fillimisht me përjashtimin nga ndeshja e fundjavës dhe më pas me shpalljen e lamtumirës së shiritit të kapitenit, të marrë në vitin 2019 pasi kapiteni i mëparshëm, Xhaka, ishte hequr për arsye disiplinore. Megjithatë, nuk është hera e parë që qendërsulmuesi dhe Arteta janë konfrontuar. Gjithashtu, marsin e kaluar, trajneri e kishte përjashtuar sulmuesin e tij nga formacioni (megjithatë duke e mbajtur në stol) në derbin e Londrës së Veriut kundër Tottenhamit, sërish për arsyet klasike disiplinore. Por më pas çështja u mbyll dhe shiriti mbeti në krahun e Aubameyang, deri tani.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46