Flash

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

CONI i jep fund karrierës së Eriksen me Inter: e pamundur të marrë aftësinë sportive në Itali

Lapsi.al 15 December 2021
CONI i jep fund karrierës së Eriksen me Inter: e pamundur të

Krishtlindja e ardhshme mund të jetë paksa e trishtueshme për Christian Eriksen, ndoshta edhe e para si ish-lojtar i Interit. Në ditët në vijim, në fakt, pritet konfirmimi zyrtar nga Coni për pamundësinë e mjekëve italianë për t'i dhënë aftësinë sportive mesfushorit fatkeq danez. Sipas rregullave në Itali, defibrilatori nën lëkurë, të cilin danezi u detyrua ta vendoste pas infarktit që e goditi në Kampionatin e fundit Europian, nuk e lejon ligjërisht të kthehet në fushë.

Kështu që në janar mund të mbërrijë përfundimi i kontratës që e lidh atë me zikaltrit për të gjetur një ekip dhe një kampionat të ri që do t'i lejojë të rikthehet në fushë. Sepse Eriksen dëshiron të luajë përsëri dhe e para që ka bërë përpara për lojtarin është Odense.

Prej disa kohësh emri i Odenses është përmendur si destinacioni i tij i ardhshëm ose edhe Eredivisie në Holandë, ku Eriksen do të rishfaqej sërisht pasi më herët kishte shpërthyer me fanellën e Ajax. Nga ana tjetër, Heshtarët janë interesuar gjithashtu për situatën e tij, por gjithësesi duket sikur nuk janë të gatshëm të bëjnë lëvizjen vendimtare për të sanksionuar rikthimin e tij.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46