Flash

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

Fundoset Napoli, flet një nga lojtarët e futur në cështjen Osimhen: "U përdorëm, nuk shkuam kurrë te Lille"

Lapsi.al 15 December 2021
Fundoset Napoli, flet një nga lojtarët e futur në cështjen

Ndërsa në Torino hetohen fitimet kapitale, dhe jo vetëm, të Juventusit në vitet e fundit, ka nga ata që tregojnë historinë e tyre në operacionin fiktiv, gjithashtu të përfunduar nën lenten e Covisoc, që në këtë rast lidhet me kalimin e Victor Osimhen nga Lille në Napoli në verën e vitit 2020. Është Luigi Liguori, sulmuesi i ri, në atë kohë i huazuar te Fermana në Serinë C, i cili u përfshi në operacion së bashku me portierin e tretë Karnezis dhe dy të rinj të tjerë. Kartoni i tij vlerësohej 4 milionë euro, por ai nuk shkoi kurrë te Lille.

“Në qershor, Napoli më thirri dhe më tha: hajde në Castel Volturno, duhet të flasim. Menaxheri im dhe unë shkuam aty, klubi na ofroi dy opsione: mund të rinovoja për një vit dhe të qëndroja, ose të pranoja të shkoja te Lille dhe të nënshkruaja per tre vjet, duke hyrë në operacionin Osimhen. Cfarë dë të kishit bërë ju? Fola me menaxherin tim dhe pranova. Më 30 qershor ne nënshkruam me Lille. Por nuk shkuam asnjëherë në Lille, as për të firmosur. Kontratat i dërguan në Napoli dhe ne nënshkruam në Castel Volturno”, tha ai për la Repubblica.

Në Francë, atëherë, asnjë nga të tre nuk shkoi kurrë, sepse pasi qëndruan edhe një sezon në huazim në Itali, të gjithë refuzuan transferimin. "Ne nuk donim më të shkonim në Francë, kështu që ata na ofruan të linim kontratën dyvjeçare në tavolinë dhe të pranonim një pagesë të largimit. Fatkeqësisht nuk dija gjithçka. Ata nuk është se të thonë se donin të bënin plusvalenca. Vetëm na thanë: Lille kërkon tre lojtarë të rinj dhe ne menduam për ju. Më pas gjatë javëve zbuluam gjithçka, por tashmë ishim të përfshirë, nuk mund të bënim më asgjë", shpjegoi anësori i djathtë, sot në Ercolano në Serie D.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46