Flash

Mrekulli për Krishtlindje: skuadra më e keqe e Europës fiton ndeshjen e saj të parë

Lapsi.al 15 December 2021
Mrekulli për Krishtlindje: skuadra më e keqe e Europës fiton

Me fundjavën që sapo ka përfunduar, është koha për të përditësuar statistikat përkatëse në mbarë Evropën. Nëse marrim parasysh dhjetë kampionatet më të mira të renditjes së UEFA-s sipas Kombeve, të dhënat për mbrojtjen më të keqe në Kontinentin e Vjetër janë interesante.

Epo, statistikat vendosin në vend të parë një formacion të Bundesligës: është Greuther Furth, i sapo promovuar nga Zëeite Bundesliga këtë vit. Skuadra gjermane ka pësuar 46 gola në 15 ndeshje, me një mesatare prej 3.1 për ndeshje, që e bën atë mbrojtjen më të keqe mes Top 10 Federatave Evropiane. Jo vetëm kaq: Furth është edhe skuadra që ka koleksionuar më pak pikë nga të gjitha në Europë: katër.

Por ka edhe një sadisfaksion që nuk është aspak i vogël: më në fund skuadra arriti, në ndeshjen e fundit të Bundes, fitoren e parë të sezonit! Një sukses i madh kundër Union Berlin, i arritur edhe duke mbajtur portën e paprekur (hera e vetme këtë sezon). Injeksion besimi apo flakë e shkurtër gëzimi? Vështirë të thuhet; e sigurt është se rruga e Furth drejt shpëtimit është ende shumë e gjatë dhe plot pengesa. Duke nisur nga ndeshja e vështirë ndaj Borussia Dortmund e planifikuar për sonte në mbrëmje.

Por ndërkohë, të sapongjiturit në elitë mund të gëzojnë tre pikët e para të sezonit, të cilat ndërprenë një seri prej 12 humbjesh, duke përfshirë edhe shumë goleada. E fundit ishte një 1-7 e sikletshme kundër Bayer Leverkusen. Prandaj, duke marrë parasysh golat e pësuar dhe pikët e shënuara, Furth është skuadra më e keqe në 10 kampionatet më të mira evropiane. Por me një mrekulli Krishtlindjesh, ata më në fund fituan ndeshjen e tyre të parë.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI