Flash

Gafa e shortit të Champions, Ceferin bën 'mea culpa': "Gabimi i Uefa, i kërkojmë ndjesë të gjithëve"

Lapsi.al 16 December 2021
Gafa e shortit të Champions, Ceferin bën 'mea culpa':

"Nuk ishte një gabim njerëzor, ishte një gabim i UEFA-s. Ne u kërkojmë falje të gjithëve". Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin i rikthehet gafës së pabesueshme që ndodhi të hënën në shortin e 1/8 të Ligës së Kampionëve, i cili bëri të nevojshëm një short të dytë për të njohur përplasjet në fazën me eleminim direkt të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube. “Ne varemi nga teknologjia dhe ndoshta duhet të jemi më pak të varur prej saj”, shtoi Ceferin gjatë Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili u mblodh të enjten me modalitetin telematik.

"Ne kishim informacionin se diçka nuk ishte në rregull me softëare - tha përsëri Ceferin - UEFA kontaktoi furnizuesin e saj të softëare-it dhe u vendos që i gjithë shorti duhej të përsëritej sepse nuk dihej saktësisht se kur u verifikua gabimi. Vendimi ynë ishte të ishim transparentë dhe ta thoshim, në mënyrë që të mësonim në të ardhmen. Është shumë herët për të ditur pasojat e mundshme”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI