Flash

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

Laçi "made in Josa": 16 pikë nga 21 të mundshme

Lapsi.al 16 December 2021
Laçi "made in Josa": 16 pikë nga 21 të mundshme

Pas Kukësit edhe Tirana: jo rastësisht dy kryesueset e kampionatit dhe në këtë pikë nuk janë aspak rastësi edhe shifrat e arritura nga kurbinasit, që nga një skuadër në zonën e rënies nga kategoria, natyrisht jo bazuar në potencial dhe objektiva, u shndërrua në një skuadër të frikshme, që në 8 ndeshjet e fundit ka marrë 6 fitore e një barazim, duke kërcënuar kreun. Merita në këtë pikë është e arkitektit të këtij suksesi Mirel Josa, që ka bërë mat me tre lëvizje: motivim, rivlerësim dhe anatgonizëm. 21 pikë janë të Lacit për vendin e katërt në renditje, nga të cilat 16 janë të kohës së Josës, të arritura në 7 ndeshje, duke patur parasysh që një fitore është e Sero Nokës, që udhëhoqi skuadrën për në duart e ekspertit Josa.

NDESHJET ME JOSËN NË PANKINË

30/10/21 Laçi 2 – 0 Skënderbeu

07/11/21 Laçi 2 – 0 Teuta

20/11/21 Partizani 1 – 1 Laçi

27/11/21 Vllaznia 1 – 0 Laçi

03/12/21 Laçi 5 – 0 Dinamo

09/12/21 Kukësi 1 – 2 Laçi

14/12/21 Laçi 1 – 0 Tirana

Bashkë me Teutën e Dinamon, pa llogaritur paqen me Partizanin, janë katër nga pesë pretendentët për Europën dhe titullin që janë vënë përfund nga kurbinasit: të vetmit që kanë mundur formacionin bardhezi me Josën në pankinë, janë shkodranët e Brdaric. Askush nuk ka bërë më mirë se Laçi në këtë fraksion të kampionatit, madje as Tirana kryesuese, që u dorëzua në fund të një ndeshje ndoshta jo brilante, por në të cilën bardhezinjtë bënë dukshëm më mirë se kundërshtari. E gjithë vazhdimësia impresionuese që zgjat prej 8 javësh e në të cilën kanë grumbulluar 19 pikë në 24 të mundshme, është për tu vlerësuar, por ishin pikërisht 2-1 me Kukësin e 1-0 me Tiranën që ka kthyer besimin në kampin kurbinas për një titull që për momentin është -6 dhe më i arritshëm se kurrë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46