Flash

Conference League, Conte nuk heq dorë: "Duam të luajmë me Rennes, e meritojmë"

Lapsi.al 15 December 2021
Conference League, Conte nuk heq dorë: "Duam të luajmë me

Antonio Conte nuk dorëzohet dhe shfaq zemërimin kur, për shkak të pamundësisë për të gjetur data të mundshme për rikuperimin, UEFA anuloi ndeshjen e Ligës së Konferencës Tottenham-Rennes, e shtyrë për shkak të një shpërthimi të Covid-19 në radhët e Spurs. "Ne duam të luajmë. Mendoj se e meritojmë. Është një situatë e çuditshme, por nuk ishte faji ynë - tha ai - Ishte një problem i madh sepse qeveria vendosi të mbyllë qendrën tonë stërvitore për tre ditë."

“Kjo është arsyeja pse ne nuk luajtëm, jo për një arsye tjetër – shtoi tekniku nga Salento -. Ne nuk jemi fajtorë për atë që ndodhi. Meritojmë të luajmë ndeshjen e fundit të grupit dhe të përpiqemi të kualifikohemi në raundin tjetër".

Sipas shtypit anglez, Premier League ka refuzuar kërkesën e Tottenhamit për të shtyrë ndeshjen e së enjtes kundër Leicesterit për të rikuperuar ndeshjen vendimtare për kalimin e raundit në Conference League kundër Rennes.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI