Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

"Hamilton u grabit, shpresojmë të mos largohet nga Formula 1": kreu i Mercedes i zhgënjyer nga ajo që ndodhi

Lapsi.al 16 December 2021
"Hamilton u grabit, shpresojmë të mos largohet nga Formula

Pavarësisht nga një deklaratë pajtuese, në shtëpinë e Mercedes dhemb akoma humbja e Kampionatit Botëror në xhiron e fundit të Grand Prix të fundit. Një dhimbje që Toto Wolff e shprehu me fjalë të ashpra, të qarta dhe tepër i vendosur në konferencën për shtyp: “Hamiltonit iu grabit titulli i vitit 2021”. Arsyeja që e nxiti shefin e skuderisë gjermane, natyrisht, ishte vendimi i marrë nga Drejtimi i Garave në Abu Dhabi: "Nuk kam asgjë për t'i thënë Michael Masit, ai është i papajtueshëm dhe i papërshtatshëm për atë rol. Por ne duhet të shkojmë më tej, duhet të modifikojmë sistemin vendimmarrës”.

"Ishte tepër e vështirë të tërhiqnim apelimin dhe jam i sigurt se do të kishim fituar në çdo sallë gjyqi, duke pasur parasysh provat në favorin tonë, por askush nga ne, duke përfshirë Lewis, nuk donte të fitonte në një tryezë. Nuk është stili ynë," shpjegoi Wolff . "Por tani duhet të bëjmë qartësi: 14 muaj më parë, në GP Eifel 2020, me Safety Car u mor vendimi i kundërt me atë të marrë të dielën".

Dhe kthehet të flasë sërisht për Masin: "Ai i hoqi titullin Hamiltonit, ai dominoi garën që nga fillimi dhe nuk do të kishte humbur kurrë ndryshe. Leëis u grabit nga çdo këndvështrim: sportiv, profesional dhe njerëzor". Aq sa, shpjegoi Wolff, ai mund edhe të mendojë të ndalojë: "Ai është i zhgënjyer, do të duhet shumë kohë për ta kapërcyer. Unë me të vërtetë shpresoj që Lewis të vazhdojë të garojë, sepse ai është piloti më i madh i të gjitha kohërave. Ai duhet ta kapërcejë gjithë këtë dhimbje."

Duke e mbyllur me zyrtarizimin e mungesës së tij në mbrëmjen gala tradicionale të fundvitit të FIA-s: "Nuk do të shkoj, për ndershmëri ndaj Hamilton. Do të jetë një nga përfaqësuesit tanë për të marrë çmimin për Kampionatin e tetë Botëror të Konstruktorëve".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI