Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

Formula 1, Mercedes tërheq ankimimin: Verstappen zyrtarisht kampion

Lapsi.al 16 December 2021
Formula 1, Mercedes tërheq ankimimin: Verstappen zyrtarisht kampion
Mercedes, me anë të një shënimi zyrtar, njofton vendimin për tërheqjen e ankimimit për epilogun e GP të Abu Dhabit që i dha Max Verstappen fitoren në garë dhe rrjedhimisht titullin: piloti i Red Bull është kështu zyrtarisht kampioni i ri i botës në Formula 1. "Në Abu Dhabi rregullat u zbatuan në një mënyrë që mund të ndikojnë garat. Tani dialogu me FIA-n për rregulla më të qarta", shkruan skuadra gjermane. Në njoftimin për shtyp që mbyll kontestimin e sezonin e F1, Mercedes shpjegon: "Të humbësh një garë është pjesë e lojës, por është ndryshe kur humbet shpresën në motorsport. Shumë, përfshirë ne, mendojnë se gjërat nuk kanë shkuar si duhet. Ne protestuam sepse rregullat e Safety Car u zbatuan në një mënyrë që ndikuan në garën, pasi Lewis kishte komandën për t'u bërë kampion bote". "E bëmë apelimin në interes të drejtësisë sportive dhe e mirëpresim vendimin e FIA-s për të hetuar atë që ndodhi në Abu Dhabi dhe duam të përmirësojmë qëndrueshmërinë e rregullave, qeverisjes dhe vendimeve që do të merren në F1. Ne do të punojmë së bashku me FIA-n për të ndërtuar një F1 më të mirë dhe ju njoftojmë se e kemi tërhequr ankimimin”, vijon shënimi. Si përfundim: "Urojmë Verstappen dhe Red Bull, shihemi vitin e ardhshëm për të luftuar në pistë. Por, pavarësisht se si përfundoi kampionati, nuk mund të jemi më shumë krenarë se kaq për ekipin tonë. Lewis, je piloti më i madh në historinë e F1 e dhe gjithçka në çdo xhiro të këtij sezoni të jashtëzakonshëm. Faleminderit edhe për Valtteri (Bottas)".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI