Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Asnjë shishe në stadium, ndërhyn Qeveria për dhunën në Francë: në rast dhune, ndeshjet do të ndërpriten

Lapsi.al 16 December 2021
Asnjë shishe në stadium, ndërhyn Qeveria për dhunën

Një ndeshje e Ligue 1 ose Ligue 2 do të ndërpritet përgjithmonë nëse një lojtar ose arbitër lëndohet nga një objekt i hedhur nga tribunat. Kjo është ajo që ka bërë të ditur qeveria e Parisit, pas një takimi me drejtuesit e futbollit francez, si pasojë e valës së dhunës në stadiume, e cila kulmoi me invazionin e fushës në Nice-Marseille, që solli edhe agresion ndaj lojtarëve. Në rast incidentesh dhe përleshjesh në stadium, një njësi krizash - e cila nuk përfshin presidentët e klubeve të interesuar - duhet të vendosë brenda 30 minutave nëse do të vazhdojë ose jo ndeshjen.

Në samit morën pjesë ministrat Gerald Darmanin (I brendshëm), Roxana Maracineanu (Sport) dhe Eric Dupond-Moretti (Drejtësisë), presidentët e ligës së futbollit (Lfp), Vincent Labrune dhe i federatës së futbollit (Fff), Noel le Graet, përfaqësues të arbitrave, klubeve franceze dhe prefektë të shumtë. Qeveria ka njoftuar se në stadiume do të ndalohen shitja dhe sjellja e shisheve plastike nga 1 korriku 2022. Më 21 nëntor, Lyon-Marseille e Ligue 1 u shty pasi kapiteni i Marsejës Dimitri Payet u godit në kokë nga një shishe plastike me ujë, e hedhur nga shkallët e stadiumit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI