Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

Pokeri i Arsenal ndaj Leeds në ndeshjen e vetme të Premier League që nuk u ndal nga Covid

Lapsi.al 18 December 2021
Pokeri i Arsenal ndaj Leeds në ndeshjen e vetme të Premier League

Ndricon vetëm drita e Arsenal në të shtunën e Premier League, e shënjuar nga pezullimi i disa ndeshjeve për shkak të koronavirusit. Gunners dominuan ndeshjen e vetme të luajtur në kampionatin anglez me një 4-1 ndaj Leeds, duke bërë diferencën që në pjesën e parë me një dygolësh të Martinellit dhe një gol të Saka. Të besuarit e Bielsas ngushtuan diferencën në minutën e 75 me penalltinë e Raphinhas, para se zëvendësuesi Smith Rowe të nënshkruante pokerin në fund të ndeshjes për londinezët, që tani janë të katërtët në renditje.

Feston vetëm Arsenal në një të shtunë në Premier League të shënuar me shtyrje për shkak të koronavirusit, që eleminoi ndeshjen e drekës Manchester United-Brighton dhe katër ndeshjet e pasdites. Kështu, zbritën në fushë vetëm Leeds dhe Gunners, që fituan jashtë me një 4-1 të padiskutueshëm. Fillim rrufe i skuadrës së Artetës, të cilët në pesë minutat e para angazhuan tre herë një Meslier të vëmendshëm. Arsenal shtyu përpara dhe përfitoi nga gabimet e shumta në ekipin kundërshtar. Në minutën e 16 Lacazette i rrëmbeu topin Forshaë në hyrje të zonës dhe i shërbeu Martinellit, i cili shënoi golin e 1-0. Braziliani, në formë të shkëlqyer këtë javë, shënoi për herë të dytë në minutën e 28, duke shfrytëzuar pasimin filtrues të Xhakës. Në minutën e 42' Saka fiksoi trisin, duke mposhtu Meslier falë edhe një devijimi nga Klich.

Një çerek ore nga fundi erdhi kërcimi që mund të ndryshonte lojën: Gelhardt pengohet në zonë nga White, duke shkaktuar penallti. Raphinha nuk gaboi nga pika e bardhë dhe shkurtoi në 1-3 rezultatin. Vendasit u përpoqën të dukeshin nga anët e Ramsdale, por të gjitha shpresat u shuan nga goli i zëvendësuesit Smith Rowe në asistin e Odegaard. Përfundoi 4-1 dhe Arsenal feston suksesin e tretë radhazi në Premier League, i cili konsolidon (të paktën për momentin) vendin e katërt me 32 pikë. Pas 7 golave të pësuar nga City të martën, Leeds vazhdon të vuajë dhe rrezikon të përfshihet nga lufta për të mos u rrëzuar.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI