Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

Inter i zgjidh kontratën, Milan elozhe Eriksen: "Një mëkat të humbasësh një kundërshtar të madh"

Lapsi.al 18 December 2021
Inter i zgjidh kontratën, Milan elozhe Eriksen: "Një mëkat

Ashtu si ishte paralajmëruar, Christian Eriksen përshëndet Interin dhe futbollin italian. Shoqëria zikaltër njoftoi me një shënim zyrtar zgjidhjen konsensuale të kontratës me lojtarin danez: "FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për zgjidhjen konsensuale të kontratës së Christian Eriksen. Klubi dhe e gjithë familja zikatër përqafojnë futbollistin dhe i urojmë më të mirën për të ardhmen e tij. Edhe pse sot rrugët e Inter dhe Christian ndahen, do të mbetet një lidhje e fortë dhe e pazgjidhshme. Momentet më të mira, golat dhe fitoret, përqafimi i tifozëve jashtë San Siros për të festuar titullin: çdo gjë do të mbetet gjithmonë e fiksuar në historinë zikaltër”.

E pas përfundimit të kontratës mes Interit dhe Christian Eriksen, në rrjetet sociale kanë mbërritur përshëndetje dhe nderime jo vetëm nga Interi dhe disa flamuj zikaltër, por edhe nga kundërshtarët. Përfshirë Milanin. “I urojmë Christianit më të mirën për të ardhmen e tij, është mëkat të humbasësh një njeri të madh dhe një kundërshtar të madh”, shkruhet në profilin e klubit të AC Milan në Twitter.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI