Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

Video/ Shikoni çmendurinë e Ndreut, shkelm lojtarit të Skënderbeut në sytë e arbitrit: rrezikon 10 javë dënim

Lapsi.al 19 December 2021
Video/ Shikoni çmendurinë e Ndreut, shkelm lojtarit të

Mund të jetë tensioni i rezultateve, ndeshja direkt për mbijetesë e humbur 2-1 në Korcë me Skënderbeun, mund të ketë arsye të pafund, por askush prej tyre nuk justifikon gjestin e shëmtuar që Ramadan Ndreu, trajneri i Kastriotit, bëri në fund të ndeshjes në Korcë, në sytë e arbitrit Klodian Shahini. Në nerva e sipër, tekniku i krutanëve e ka goditur me shkelm futbollistin e Skënderbeut, Leonat Vitija dhe është dashur ndërhyrja e vetë arbitrit, por edhe lojtarëve të Kastriotit për të evitur një skenë më të turpshme.

Gjithcka nisi kur mbrojtësi bardhekuq u konfliktua me Grecën, me të cilin kishin pasur përplasje edhe gjatë ndeshjes dhe po debatonin me tone të ashpra. Ndreu, që u afrua në ato moment, humbi tërësisht mendjen dhe goditi lojtarin kundërshtar, si dallohet qartë edhe në video.

Në këtë rast, precedenti Nwabueze mund të japë një ide për atë që mund të jetë dënimi edhe për Ndreun. Ish-sulmuesi i Lacit u skualifikua për 10 ndeshje, "për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS. Në nenin 47 të rregullores së FSHF në lidhje me sjelljen e keqe ndaj kundërshtarit apo cdo personi tjetër, përvec zyrtarëve të ndeshjes, pika E parashikon të paktën 5 ndeshje skualifikim për sulm ose dhunë (goditje me grusht, bërryl, ose shkelm) ndaj kundërshtarëve ose cdo personi tjetër, përvec zyrtarëve të ndeshjes". Kështu, për Kastriotin do të jenë telashe, që përvec vendit të fundit duhet të bëjë edhe pa trajner.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI