Flash

Milan i tërbuar me anullimin e golit, moviola e Cesarit e 'fik': ishte faull i Giroud ndaj Juan Jesus

Lapsi.al 20 December 2021
Milan i tërbuar me anullimin e golit, moviola e Cesarit e 'fik':

Arbitrimi i Massas gjatë Milan-Napoli ka zemëruar kuqezinjtë, veçanërisht me rastin e golit të anuluar ndaj Kessie. Por gjatë moviolës së Graziano Cesarit në emisionin Pressing të Italia 1, janë dy situata të tjera për t'u analizuar: së pari mungesa e kartonit të verdhë ndaj Demme pas faulleve të përsëritura dhe goli i Elmas lindi nga një goditje këndi që nuk duhej të ekzistonte, sepse rivënia për Napolin, që më pas shkoi në goditjen vendimtare nga këndi, në fakt duhej të ishte për Milanin (siç kërkoi Pioli nga fusha).

Por, duke kaluar në rastin më polemik, “procedura e VAR-it është korrigjuar sepse arbitri është ftuar të bëjë një zgjedhje për një gjë subjektive: ishte vendimtar vendimi final i Massas, me të cilin jam dakord”. Në sekondat emocionuese në të cilat arbitri shikon monitorin, ai kërkoi disa herë të ndryshojë imazhin për ta kuptuar më mirë, duke treguar me gisht impaktin e Giroud në përpjekjen e Juan Jesus për të larguar topin.

Rregulli 11 thotë se një lojtar është në një pozicion aktiv, nëse ai bën "një veprim të dukshëm që ndikon qartë në aftësinë e kundërshtarit për të luajtur topin e lojës", dhe kjo është ajo në të cilën Massa është mbështetur.

Në fund, si për ta konfirmuar, në fund të lojës Giroud ka folur me arbitrin i cili i shpjegoi golin e anuluar: "You are in offside, you must stop, it's ërong" ("je në pozicion jashtë loje, duhej të rrije pa lëvizur, gabove") edhe pse sulmuesi francez qeshi me të madhe, duke dëshmuar se ai nuk ishte dakord me vendimin.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI