Flash

Në krizë financiare, Barcelona rinovon stadiumin: 1 miliard e gjysëm për projektin Camp Nou, protestojnë aksionerët

Lapsi.al 21 December 2021
Në krizë financiare, Barcelona rinovon stadiumin: 1 miliard e

Një kamp Nou më i madh dhe modern, dy vjet larg tij dhe 1 miliard e gjysëm të shpenzuara për ristrukturimin e impiantit. E gjitha kjo në krizë të plotë financiare, falë së cilës vetëm pak muaj më parë humbën emblemën e klubit Lionel Messi. Për Barcelonën situata është kaotike, e megjithatë klubi i ka dhënë dritën jeshile ristrukturimit të stadiumit të tyre Camp Nou, përmes një huaje të re deri në një miliard e 500 milionë euro, për projektin e impiantit të ri.

Rindërtimi, sipas asaj që është planifikuar, duhet të përfundojë në vitin 2025. Stadiumi ka shumë të ngjarë të mbyllet për sezonin 2023-24, duke bërë që Barcelona të luajë, me shumë mundësi, në stadiumin Olimpik në Montjuic, për tu kthyer në Camp Nou vetëm në sezonin 2024-25. Rinovimi përfshin gjithashtu një zgjerim të kapacitetit në 105,000 spektatorë. Projekti përfshin edhe ndryshime të rëndësishme jashtë stadiumit: zyra të reja, hapësira të gjelbra, hapësira eventesh, një shesh patinazhi dhe një hotel, ndërsa një shtesë e rëndësishme do të jetë çatia e mbuluar me 30 mijë metra katrorë panele diellore. Energjia e gjeneruar nga ato panele do të fuqizojë një ekran 360 gradë që do të vendoset brenda stadiumit.

Votimi online u mbajt të dielën dhe 87% e 48,623 votuesve mbështetën rishikimin e propozuar të stadiumit. 5055 të tjerë votuan kundër projektit ndërsa 875 pjesëmarrës abstenuan. Plani, i quajtur Espai Barca, do të financohet nga një hua e palës së tretë, por shumë anëtarë, nisur nga kriza financiare e klubit, kanë shprehur shqetësimet e tyre pikërisht për aspektin financiar të projektit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI