Flash

Juventus nis presionin mbi Dybala e De Ligt: "Disa janë më të lidhur me menaxherët se me fanellën"

Lapsi.al 22 December 2021
Juventus nis presionin mbi Dybala e De Ligt: "Disa janë më

Rinovimi i Paolo Dybala që nuk po vjen dhe fjalët e Mino Raiolas për të ardhmen e Mathijs De Ligt. Situata e dy lojtarëve të mëdhenj nuk i pëlqen aspak Juventusit, që me anë të Maurizio Arrivabenes, vendos pikat mbi "i" pas ndeshjes kundër Cagliarit. "Lidhja me fanellën për shumë lojtarë është në një masë më të vogël sesa lidhja që kanë me menaxherët e tyre - tha drejtori i Juventusit -. Dybala është numri 10 i Juventusit, De Ligt është një lojtar i madh, ata duhet të bëjnë punën e tyre dhe ne bëjmë tonën. Marrëdhëniet janë të qeta, por ata si të gjithë duhet të tregojnë lidhjen me fanellën. Marrëdhëniet janë absolutisht të qeta dhe kur të vijë koha do të flasim edhe me ta, si me gjithë të tjerët”, përfundoi ai.

Gjithashtu në mikrofonat e Dazn-it, Arrivabene më pas shpjegoi se "rritja e kapitalit është përfunduar dhe se po punohet për qëndrueshmërinë e llogarive dhe për konkurrencën e ekipit". Mbyllja me fitore e vitit ishte e rëndësishme, por edhe destabilizimi që Raiola i bëri ambjentit me deklaratat për De Ligt. Kështu që bardhezinjtë nuk kanë ndërmend të presin që gjërat të komplikohen për të treguar se kush komandon.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI