Flash

"Fitorja më e vështirë, ky Guindo nuk preket": Josa e mbylli me fitore, tani pret dy lojtarë në merkato

Lapsi.al 22 December 2021
"Fitorja më e vështirë, ky Guindo nuk preket": Josa e

“Kjo ishte ndeshja më e vështirë që kemi luajtur në këto pesë sfida radhazi. Fitorja ishte më e rëndësishme për mua edhe pse Kastrioti ka luajtur si e barabartë me Skënderbeun". Mirel Josa merr frymë lehtësisht pasi kompletoi detyrën për ta mbyllur 2021 e futbollit me pesë fitore radhazi. Tekniku tani shpreson në gabimet e atyre që janë para në renditje, ndërsa shpjegon cfarë e bëri skuadrën e tij të ishte nën ritmin e zakonshëm: "Ndikoi lodhja te ekipi im, goli i parë na vuri disi në gjumë, ne duhet të bënim më mirë që të kalonim mbrojtjen e Kastriotit. Zëvendësimet duhet ti bësh në balancë me atë që çfarë kërkon në fushë".

Tani, loja spostohet në merkato, aty ku mund të vijnë lojtarë që të bëjnë menjëherë diferencën, ose të paktën, kjo është ajo që shpreson tekniku: "Nuk mund të them që ekipit nuk i duhet lojtarë, na duhen lojtarë që ta ndihmojnë skuadrën në mënyrë të menjëhershme. Presidenti më ka thënë që mund të bëjmë dy-tre lëvizje. Duhet që të marrim lojtarë që janë aktiv në skuadrat e tyre, si në kampionatin tonë, por edhe jashtë shtetit".

Në fund, një koment mbi dy sulmuesit e Lacit, një prej të cilëve Harmon, vazhdon të mos gjejë hapësira, i mbyllur nga një Guindo që me 8 gola po rivalizon me Seferin për titullin e golashënuesit. "Harmon Van Dejvin e kam pasur një nga lojtarët që më ka pëlqyer që përpara se të vija këtu. Por në momentin që ekipi ka këtë vendosje dhe Guindo po bën shumë mirë, është çështje tjetër, ai ka pasur edhe një dëmtim. Ai është pjestar i skuadrës, njeri me detyrim nuk mbahet në skuadër”, përfundoi tekniku i bardhezinjve.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI