Flash

"Habitem se si i marrin vendimet në VAR": Memelli shpërthen kundër arbitrimit për golin e anulluar

Lapsi.al 22 December 2021
"Habitem se si i marrin vendimet në VAR": Memelli shpërthen

"Për mua nuk ka asnjë prekje të goli i anuluar, habitem se si i marrin vendimet në VAR. Do doja ta shihja që të hiqja edhe unë dyshimet e mia. Por mund edhe të ketë kontakt, do të doja të shihja pamjet". Migen Memelli, trajneri i Skënderbeut, nuk e fsheh zhgënjimin për anullimin e një goli që do ti kishte ndryshuar ndeshjen. Në fakt Mensah realizoi që në minutën e 4, por arbitri pa një faull ndaj Sofranac: "Nga kjo nga kjo ndeshje dal me disa pengje, si rasti i Mensah por edhe një gol i anuluar dhe një penallti e paakorduar. Ne na pëlqen të vuajmë, na pëlqen kur kundërshtarët na vendosin në vështirësi. Por e theksoj edhe një herë, bëjmë metrat tona, jemi skuadër solide e mirëvendosur dhe besoj se do të bëjmë mirë edhe në pjesën e mbetur të kampionatit, janë edhe 21 ndeshje", tha tekniku.

Një pikë e rëndësishme për mbijetesë, duke qenë se i distancon akoma nga zona e rënies: "Mendoj se i kemi bërë gjërat mirë, nuk kishte dhuratë më të bukur që t’i bënim familjeve tona se kjo performancë sot. Po të kishim marrë tre pikë sot, do të kishim kënaqur edhe veten tonë, se do të shkonim me qetësi në festa e do linim edhe një tjetër skuadër poshtë. Detyra jonë është të vendosim skuadrën në fushë, kemi lojtarë të mirë në të gjithë rolet, por raste të veçanta na penalizojnë veprimet si i Mensah. Ai është i ri, moseksperienca në penalizoi, por ai na ka ndihmuar në ndeshje të tjera. Mendoj se kjo sot duhet kaluar pa probleme", përfundoi Memelli, që sheh Skënderbeun e tij të shkojë në 15 pikë në vendin e shtatë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI