Flash

Video/Surpriza e festave për tifozët 'specialë' kuqezi: "Faleminderit që na mbështesni gjithmonë'

Lapsi.al 23 December 2021
Video/Surpriza e festave për tifozët 'specialë' kuqezi:

Personat me aftësi të kufizuar, tifozë të futbollit e që cojnë përpara një pasion për tu admiruar, kanë patur një vizitë speciale në stadiumin “Air Albania”, me ftesën e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, në prag të festave të fundvitit : “Kemi zgjedhur një mënyrë ndryshe sot për të falenderuar të gjithë tifozët e futbollit në Shqipëri, jo vetëm të ekipit Kombëtar, por të gjithë futbollit në çdo skaj të Shqipërisë, futbollit të fëmijëve, futbollit të ekipeve, të klubeve dhe të rretheve. Veçanërisht juve, personat me aftësi ndryshe që nuk i jeni ndarë asnjëherë mbështetjes së futbollit, që e keni pasion, dëshirë dhe dua t’ju falënderoj për sakrificën që keni bërë për të mbështetur futbollin, falënderoj Shpresën si administratore e Shoqatës. Por një falëndërim i veçantë dhe inkurajim edhe për Sajmirin, një nga personat me aftësi ndryshe, i cili thjesht nga pasioni, nga dëshira vazhdon të luajë futboll, në kampionatin e futbollit 5×5 që Federata organizon në qytetin e Shkodrës dhe është i kënaqur me shoqërinë e futbollit atje" tha Duka, duke shtuar -. "Jam i lumtur që të paktën ne kemi krijuar prej kohësh një ekip futbolli të të verbërve që merr pjesë edhe në gara ndërkombëtare. Në vitin 2021 i është bashkuar edhe ekipi i të amputuarve, që ka marrë pjesë në gara ndërkombëtare. Dua t’i falënderoj ata që kanë dashuri dhe vullnet për ta luajtur lojën e futbollit. Gëzuar Festat dhe shëndet e lumturi për ju, për të gjithë shqiptarët e tifozët, futbollistët e trajnerët! Gëzuar”!

Një falënderim për këta tifozë erdhi edhe nga futbollisti i Kombëtares, Albi Doka, i cili u shpreh i lumtur që ishte pjesë e këtij takimi miqësor, teksa i ftoi tifozët të jenë gjithmonë në përkrahje të Kombëtares shqiptare: “Jam shumë i lumtur që ndodhem midis jush. Faleminderit që keni ardhur! Ashtu siç na keni përkrahur përherë, si tifozë specialë që jeni, shpresoj të na përkrahni gjithmonë. Ju uroj një vit sa më të mbarë! Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri dhe të gjithë së bashku për një qëllim, për Kombëtaren tonë të dashur” – u shpreh Doka.

https://youtu.be/tUesoV5RdGE

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI